Kimë verore pa mish me qepë, speca dhe domate
Përbërësit:
- 1 kg qepë
- 2 fk vaj
- 3 speca
- 2 domate / 1 lgj salcë
- 4-5 kokrra vezë
- Kripë, piper
- Gjethe dafine
Përgatitja:
Qepët e thata të prera në formë rrethi i kaurdisim në zjarr të ngadaltë mbuluar me kapak derisa të zbuten. Më pas hedhim domate ose salcë, specat, kripë, piper të zi, dafinë, ujë dhe i lëmë të gatuhen mirë dhe të mbeten me pak lëng. E kalojmë gatimin në një tavë, e hapim mirë në të gjithë sipërfaqen dhe më pas hedhim vezët pak të larguara njëra- tjetra. Shtojmë kripë e piper i zi dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur dhe e lëmë pak minuta derisa të mpiksen vezët.