Albin Kurti

Opinion

Kimete Berisha: Gruaja misterioze!

27 Nëntor 2024, 11:41| Përditesimi: 27 Nëntor 2024, 11:43

  • Share

1.  Në kulmin e fushatës 'Duaje tënden', për ironi, kryeministrit i ndodhi dashuria me 'të huajën'!

- Populli i prapambetur u nervozua shumë, në treg nuk flitej për gjë tjetër, qysh bre, na preu n'besë, por, u pajtuan shpejt me fatin e kryeministrit, i cili atëbotë e zhvillonte një luftë të fuqishme kundër ushqimeve 'të huaja'!

- Sepse, më shumë ç'kombëtarizohesh nëse e konsumon ushqimin 'e huaj' sesa nëse dashurohesh në 'të huajin'!

- Padyshim që kryeministri e ka pasur 'mirë', se, pa ushqim nuk bën, e pa dashuri, thonë që bën!

2. E shoqja e kryeministrit është misterioze.

Është absolutisht e shkëputur nga realiteti i Kosovës.

- Ajo sillet si një 'shtet' që nuk e ka pranuar shtetin e Kosovës.

- Është aq indiferente, sa që nuk ka dënjuar një herë të vetme, të dënojë së paku vrasjen e grave shqiptare e dhunën në familje, apo ta thotë një fjalë goje për tetë marsin e grave shqiptare.

- Indiferenca e saj nuk është e natyrshme, as nuk mund të interpretohet sikur nuk do të 'përzihet', sepse ajo e konsideron veten 'intelektuale'.

- E shoqja e kryeministrit ndjehet superiore ndaj shqiptarëve, prandaj librin e saj e ka botuar dhe promovuar serbisht në Beograd, sepse lexues shqiptarë nuk ka parë, ndoshta me të drejtë.

3. Pasi është si 'jashtëtokësore' për popullin shqiptar të Kosovës, me të cilin nuk e lidh asgjë, e asnjë fjalë e vetme, mirë që i doli fjala që bile jeton në Beograd.

- Më mirë në Beograd se sa 'Mars', më mirë të jesh 'ajo që je', se sa të jesh e çuditshme, misterioze, indiferente, e ftohtë dhe e largët, që do të thotë 'e frikshme'!

4. Nuk është faji i kryeministrit nëse e shoqja i 'jeton' në Beograd!

Se, as nuk të pyet kush n'ditë t'sotit!

- Kush e ka provuar 'platoniken', e kupton se në çastin që del nga shtëpia, ti gjithmonë je larg.

- Mos të shkoftë mendja e keqe, se ti lirisht mund të shkosh e të kthehesh nga Beogradi brenda ditës, e as që e heton kush.

5. Shqiptarët e lashtë e kanë pasur zakon të kujtojnë se nëse jeton dy javë ndaras me të shoqen, duhet të martohesh prej s'fillimit me të.

- S'di gjë për këtë rast, veç e di se largësia është ilaç, e bën dashurinë festive, e jo prozaike siç është në të vërtetë.

- Më kanë treguar se kur Kadare vinte në Prishtinë, gjithmonë i kërkonte dy dhoma hoteli ballë për ballë me të shoqen.

- Mirë ka vepruar...si Bllejk Keringtoni në 'Dinasti'!

Bllejku nuk është i vetmi, ka shumë kolegë politikanë që të shoqet i kanë nëpër Evropë, dhe rrallë shihen, gati kurrë.

Punë për ta!

6. Në kohën kur kryeministri i akuzon krejt gazetarët shqiptarë si të paguar nga Aleksandër Vuçiq, një gazetar serb i Kosovës i tregoi atij se e shoqja i jeton në Beograd... A ke dëgjuar!

- Pse jo! Është normale të jetosh e të punosh në Beograd, por ende s'dihet a është normale ta kesh një banesë që kushton 400 mijë euro, siç e ka e shoqja e kryeministrit, i cili jeton falas në shtëpi të huaj!

Pse nuk ia blen një shtëpi!

P.S. I kërleshur dhe i veshur me pallto 'stalinka', kryeministri, i drejtoi dylbitë në kufirin me Serbinë, dhe çka me pa, 'Leptiri' i veshur si Babadimër.

Kush është vëlla 'Leptiri'?

- Nuk e di.

Para disa muajve, në një show të njohur televiziv, që më la 'pa mend', nga dy shqiptarë (ish- punonjës të UDB-së), u shpalos një 'dokument zyrtar i UDB-së', ku kryeministri u përmend aty me do prirje 'të tjera'...!

- Dhe, e përmendën njëfarë udbashi me nofkën 'Leptiri', me të cilin paska pas debatuar kryeministri për realizmin magjik dhe kundër bandave katundare të UÇK-së.

- Serbët gënjejnë, po, si krejt njerëzit, por e vërteta nuk është pronë e shqiptarëve, as e askujt!

Edhe armiku më i madh, që ka gënjyer tërë jetën, mund ta thotë të vërtetën!

'Something is rotten in the state of Denmark'

Hamlet / Act 1 / Scene 4.

- Diçka nuk është në rregull!

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lali: 27/11/2024 12:30

    Kimete, vetem gazetare qe sje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?