1. Opozita thonë se Albin Kurti nuk i ka numrat...!
2. Nëse Albin Kurti do të donte t'i bënte numrat, a do të mund t'i bënte?
- Meqenëse s'ka kush, i përgjigjem vetes: Po.
Nëse Albin Kurti do të donte t'i bënte numrat, për një minutë do t'i bënte!
3. E pse s'i bën pra?
- Në këtë pyetje përgjigjem në pikën 12.
4. A thua me kë po shoqërohet kohëve të fundit Memli Krasniqi, i cili po kthehet përsëri në fshat, ama jo si Afërdita, por si nxënës ngalakaq i Afërditës.
- Edhe të folmën e ka bërë folklorike, me do pasthirrma e me do mesele pashije.
5. Memli Krasniqi tha se nuk e votojnë asnjë kandidat të VV për kryeparlamentar, që domethënë as Saranda Bogujevcin.
- Memli Krasniqit nuk i ka munguar asnjë lugë në luftë, e Saranda dihet se çfarë ka parë me sytë e saj...
- Të bëhesh ekstremist kështu si Memli Krasniqi, duhet të mos kesh lexuar libër në katërdhjetë e pesë vitet e fundit.
6. Nëse ia do të keqen (politike) Albin Kurtit, pse pra nuk ia voton Albulena Haxhiun?
7. Nëse ia do të keqen Albin Kurtit, pse ia fal kohën!
- Ai kërkon kohë - Memli e Lumiri i japin kohë.
- Ti, bash që e konsideron të 'keqe' Albulena Haxhiun, votoja.
- Pse Memli dëshiron ta nxjerr më të mirën nga Albin Kurti?!
- Se nuk merr vesh në politikë...siç e dini.
- Se po të merrte vesh, do të nxitonte ta votonte këdo të VV për kryeparlamentar...
pasi po thotë se VV nuk i ka numrat për ta bërë qeverinë, e PDK i ka numrat për ta bërë Bedri Hamzën kryeministër!
8. E Albin Kurti e zgjodhi Albulena Haxhiun për 'ta bërë' kryeparlamentare, sepse e dinte, si një e një që bëjnë dy, se Memli nuk është politkan, dhe nuk ia voton.
- Arsyeja që nuk e votojnë, as PDK e as LDK është se Albulena Haxhiu është konfliktuoze, është arrogante, është dogmate, është mendjemadhe.
Është.-Por, pikërisht për shkak të këtyre arsyeve do të duhej ta votonin.
- S'e kuptoj pse kaq shumë ia duan të mirën Albin Kurtit e se lënë ta 'bëj'
Albulena Haxhiun kryeparlamentare!
9. Ajo dje tha se as që e imagjinon veten si kryeparlamentare, e sot u fut në mal pa sakicë.
- Ajo nuk e ka imagjinuar as që nuk do të votohet, sepse gjatë votimit i shikonte lëvizjet e gishtave të lodhur të LDK-së..!
10. Albin Kurti është lojtar i madh. por, s'do të ishte kaq i madh, sikur të mos i ndihmonte opozita që të bëhet 'i mirë', sipas shijes së tyre.
11. Për Fatmir Limajn nuk kam shkruar kurrë keq, dhe do të vazhdoj kështu...
m'u ka tekë.
12. Në pyetjen e pikës 3, tash s'dua të përgjigjem.
- Edhe humbi momentumi, edhe s'dua ta deshifroj lojën e Albin Kurtit...sepse po më pëlqen Loja..
P.S. Hëm, e di unë ç'do ti.
Komente
