1. Sot e kam pasur ndjesinë sikur po më spiunonte Berat Buzhala.
Unë me Beratin kemi pasur në plan që ta bëjmë bashkë gazetën Nacionale, e cila do të quhej 'Shpiunat'.
- Tash, sherri i analfabetizmit të AKI-së, një gazetë e Bosnjes e 'zbuloi' se Berati është 'shpiun', kurse unë s'do të zbulohem kurrë sepse jam e pakapshme!
2. Albin Kurtit nuk i pëlqejnë kritikat, as neve s'na pëlqejnë, dhe nëse do të pyetesha unë, veç fjalë të mira kisha dëgjuar për veten.
- Pra, është normale që Albin Kurti nuk i do ata që e kritikojnë; është krejtësisht normale që edhe të provojë t'i lëmojë e t'i zbus në një mënyrë a një tjetër ata;
është normale ta bëj për vete televizionin publik, pse jo, por, veç një gjë s'është normale - që po e zbulon veten.
- Se ka mënyra më të sofistikuara t'i heshtësh kundërshtarët (ta zëmë unë nuk e 'ha' me t'keq...).
3. Dikush është i mençur...di të të bëj për vete...
- Ta zëmë, kur Donika K. ma pas bërë follow në faqe, në zorin më të madh nuk shkruaja 'kundër' saj, sepse më vinte keq, më dukej sikur po e shaj në shtëpinë sime.
- Për 'sherr', para disa ditësh, faqen time e ka bërë follow edhe Lulzim H., taksirat tash s'mund ta 'ngacmoj' më, se më vjen keq.
4. Pra, ka mundësi të tjera, më të mençura, t'i defaktorizosh opinionistët, ose duke i mohuar si Edi Rama, ose duke u ballafaquar me ta, si Edi Rama.
- E jo kështu si Albin Kurti, a priori duke i shpallur 'njerëz të Serbisë', sepse, lëre që e vërteta zbulohet, por edhe spiuni mund ta thotë të vërtetën.
- Se për të qenë spiun i vërtetë duhen mend.
- Për shembull, që është Dejona greke, mund të jetë shqiptare më patriote se ti....
Kurrgjë mos thuaj!
5. Albin Kurtit nuk i kanë faj gazetarët që po bie.
Për besë po bie, befasisht dhe papritur shpejt, sepse ka përfunduar i kapur nga familja Haxhiu.
- Bile qeveritë e kaluara kanë qenë të zonjat - e kapnin shtetin, e ky u kap vetë, s'guxon t'ia çart qejfin asnjërit prej të vetëve.
- Çfarë kryeministri është ky që e lejon Albulena Haxhiun ta adaptojë rregulloren e të burgosurve për hatër të kunatit të saj të burgosur!
- I vetmi sukses i saj në qeveri është që u tregua kunatë 'e mirë'.
- Humbën gjurmët e A.D., ky s'guxon as ta pyes Albulenën: Pse!
- U dogjën zyrat e mjekësisë ligjore - çele gur gojën.
- Albulena Haxhiu nga një e papunë u bë ministre - prandaj s'di gjë, se e vetmja përvojë e saj profesionale ishte fshehja e gazit lotsjellës 'na stidno mesto'.
6. Në emër të Albin Kurtit, po vjedhin, po përndjekin, po spiunojnë, po maltretojnë, po i dekurajojnë, po i dehumanizojnë, po i rrejnë dhe po i frikësojnë shqiptarët.
- Albin Kurti nuk guxon as t'i qortojë, as minimumi t'u thotë 'propozoj, mos vjedhni'.
- Është i shantazhuar nga të vetët, apo të vetët vjedhin, bëjnë padrejtësi dhe shkatërrojnë në emrin e tij!
- Unë sinqerisht mendoj se është i vetmuar.
Nëse i heq njerëzit e tij të poshtër, ngelet fillikat vetëm.
7. E, pse ekziston RTK nuk e kuptoj.
As s'e shikon kush as s'merret kush me të.
Është një fabrikë e ndryshkur propagandistike që i shërben pushteteve.
- Është një TV që nuk ka lejuar të krijohet një gazetar ekskluziv.
- Lëre politikën e shëmtuar, por që është edhe më keq, RTK është monotone!
- Prandaj, nuk e kuptoj pse merret seriozisht.
Pse mërzitesh se çfarë thonë ata për ty!
Le të thonë çfarë të duan, e vërteta nuk është 'mall' që e prodhon për qejfi.
8. Sa më përket mua, tjetër s'kisha dashur se sa të përcjellem në çdo hap dhe çdo lëvizje e imja të përgjohet...se asisoji do të kuptohej se sa e mirë jam.
9. Albin Kurti e ka këshilltar atë figurinën që pas masakrës së Prekazit, ka pas propozuar që shqiptarët të dalin në zgjedhje të Millosheviçit; e ka këshilltar atë anonimin që i ka shërbyer sorosit për luftimin e kulturës kombëtare....
Ama Beratit dhe Ilirit i tutët, se Berati e Iliri 'të rrezikshëm'.
10. Qeverinë e kanë lëshuar nervat prej asaj dite kur populli u bë me një të burgosur kundër tyre.
- F.H. ishte viktimë e sistemit të padrejtë... Prandaj, F.H. në mënyrë të natyrshme ngjalli dhimbje dhe keqardhje në popull, sepse u mor vesh se kur e kishte gabuar rrugën kishte qenë 15-të vjeçar dhe pastaj...dihet çfarë të bën burgu që kurrë nuk mbaron.
- Për Oliver Ivanoviçin, Albin Kurti ka pas thënë që është 'hero', anipse Oliver Ivanoviçi kishte marrë pjesë në vrasjet dhe përndjekjen e shqiptarëve të Mitrovicës, por para disa muajve kryeministri e ka përmirësuar gabimin dhe ka folur me fjalët e duhura për Oliver Ivanoviçin;
Prandaj nuk ia përmend më këtë argument të vjetër.
11. Albin Kurti do të duhej ta dinte se populli u bë me F.H. kundër tij, sepse qe katër vjet ai dhe presidentja e përmendin Rusinë si shtet kriminal që bashkë me Serbinë po përgatiten të na vrasin.
- Dhe, kur populli e kuptoi se menjëherë pas luftës, nga euforia, padija, nga traumat e luftës dhe nga ndjenja e hakmarjes për krime të tmerrshme të Serbisë ndaj Drenicës...
F.H. e kishte vrarë një ushtar rus, popullit iu duk sikur sot ushtarët rusë në Ukrainë që presidentja dhe kryeministri kanë alarmuar se në çdo moment do të vijnë në Kosovë të na vrasin.
- Pra, dashurinë dhe dhimbjen e popullit për F.H. e kanë frymëzuar presidentja dhe kryeministri duke e provokuar dhe duke e ushqyer urrejten e shqiptarëve ndaj Rusisë.....
E me këtë rast ndaj vetes kanë ngjallur neveri.
- E, s'ke mbetur ti t'i edukosh shqiptarët e t'u tregosh dallimin mes heroit dhe horrit...se është temë e thellë kjo...
- Unë gjithmonë jam çuditur se pse Jan D'ark është shpallur e shenjtë nga Kisha Katolike, anipse ajo ka vrarë apo ka urdhëruar vrasje...për liri ka luftuar, po, (së bashku me vrasës serik)..
12. Donika Gërvalla, si ata gazetarët e Rilindjes që i bënin vetes autocensurë e kur donin ta sulmonin për shembull një Institucion, nuk thonin 'filan Institucioni', por elementë të caktuar të 'Filan Institucionit'.
- Donika tha se elementë të caktuar të BE-së nuk na duan të mirën, shkaku se ua kanë liberalizuar vizat serbëve të Kosovës.
Eh! Autocensura. Padija e thellë. Mendja hú.
Të kanë dështuar!
13. Besnik Bislimi i ka numëruar të papunët.
Po lavdohet se po i dalin më pak, ama nuk po tregon që kjo ka ndodhur sepse shqiptarët kanë ikur nga Kosova.
- As sigurim shëndetësor, as sigurim në punë.
Kosova është shtet që e çudit edhe Zvicrën (veturat duhet t'i sigurojmë vit për vit), e veten bën edhe pa e siguruar. Në këtë vend, më e rëndësishme është vetura se sa shoferi.
- Pa sigurim shëndetësor dhe pa sigurim në punë, Kosova s'ka të punësuar, ka veç raste sociale.
P.S. Qysh flen natën Berat Buzhala!