Prodhoi vaksinat kundër Covid-19, Kina arreston disa punonjës të AstraZeneca

5 Shtator, 21:27| Përditesimi: 5 Shtator, 21:42

  • Share

Policia në Kinë ka arrestuar disa punonjës aktualë dhe ish-punonjës të prodhuesit britanik të vaksinave AstraZeneca.

Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës i AstraZeneca, i cili tha se deri më tani nuk ka informacione se pse janë në hetim punonjësitë.

“Ne jemi të vetëdijshëm se një numër i vogël i punonjësve tanë në Kinë janë nën hetim dhe ne nuk kemi informacion të mëtejshëm për të ndarë në këtë pikë”, tha një zëdhënës i AstraZeneca .

Sipas mediave të huaja, konfirmimi erdhi në përgjigje të raporteve të së enjtes, i cili tha se ishin pesë punonjës aktualë dhe të mëparshëm që po hetoheshin, të cilët janë të gjithë shtetas kinezë që punonin në divizionin e onkologjisë të kompanisë.

Një hetim lidhet me mbledhjen e të dhënave të pacientëve nga kompania dhe mundësinë që ajo ka shkelur ligjet e Kinës për privatësinë e të dhënave dhe tjetra ka të bëjë me rolin e disa individëve në importimin e një ilaçi për kancerin e mëlçisë që nuk është miratuar për shpërndarje brenda Kinës.

Prodhuesi britanik i barnave, i cili prodhoi një nga vaksinat kryesore Covid-19, ka një prani të fortë në Kinë dhe shpesh ka folur për mundësitë e rritjes së tregut.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?