E djathta ekstreme ka fituar terren në zgjedhjet europiane duke nxjerrë në dritë pakënaqësitë e europianëve përballë elitës së Brukselit dhe qeverive të tyre në vitet e fundit’ shkruan Global Times, tabloidi nën kujdesin e Partisë Komuniste Kineze, që komenton çështjet ndërkombëtare nga një perspektivë nacionaliste kineze.
Sipas saj rezultati i zgjedhjeve "mund të ndikojë në mbështetjen e bllokut për Ukrainën" dhe, në vend të kësaj, të ketë "pak ndikim në marrëdhëniet me Kinën".
Ndërkohë presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar konferencë për median në të cilën parashikon të shpallë fillimin e fushatës elektorale pas humbjes në zgjedhjet e së dielës.
Pas fitores së qartë të partisë së ekstremit të djathtë në Francë, Rassemblement National (RN), (9 qershor) presidenti Macron shpërbëu Asamblenë Kombëtare dhe shpalli zgjedhje të parakohshme për 30 qershorin.
RN fitoi në zgjedhjet europiane më shumë se 31 % të votave, kurse kampi qeveritar i Macron (Rilindja) më pak se 15%. Kandidati kryesor i Rassemblement National (RN) 28 vjeçari, Jordan Bardella deklaroi 'ne jemi gati të qeverisim: të ndërtojmë shumicën më të madhe të mundshme, të punojmë me grupime të tjera politike si pjesë e një qeverie të unitetit kombëtar."
Foto: Rezultatet e zgjedhjeve në Parlamentin Europian
Jordan Bardella, fituesi i zgjedhjeve evropiane në Francë me partinë e Marine Le Pen, Tubimi Kombëtar (RN), tha mëngjesin e sotëm se nëse ai bëhet kryeministër, synon që të "ndërtojë shumicën më të madhe të mundshme" për zgjedhjet legjislative. Në një intervistë për RTL, Bardella tha se gjithashtu "u drejtohej formacioneve të tjera politike, duke u propozuar atyre që të punojnë së bashku në kuadrin e një qeverie të bashkimit kombëtar".
Në veçanti, ai theksoi se këtë çështje e kishte diskutuar me disa liderë të partisë Republikane, e djathta e moderuar dhe se disa prej tyre janë të gatshëm të punojnë me RN-në: “Ndër kandidatët që lëvizja ime politike do të mbështesë në këto zgjedhje legjislative do të ketë jo vetëm njerëz nga Tubimi Kombëtar, por edhe njerëz nga Republikanët”.
"Ne jemi gati të qeverisim: të ndërtojmë shumicën më të madhe të mundshme, të punojmë me grupime të tjera politike si pjesë e një qeverie të unitetit kombëtar", është shprehur ai.
Kandidati për kryeministër i Kuvendit Kombëtar në zgjedhjet e ardhshme legjislative, Jordan Bardella, mori 31.36% të votave në zgjedhjet evropiane.
Ndërkohë në Francë pasditen e sotme, dy ditë pas vendimit tronditës për shpërndarjen e Asamblesë Kombëtare dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, presidenti francez Emmanuel Macron ka caktuar një konferencë për shtyp në të cilën pritet të nisë fushatën e tij zgjedhore.
Emërimi u bë kur kanë mbetur vetëm 19 ditë deri në raundin e parë në atë që do të jetë fushata më e shkurtër elektorale në historinë e Republikës së Pestë, thonë mediat franceze.