Kryenegociatori i Kinës për klimën Xie Zhenhua

Bota

Kina i bashkohet samitit për klimën: Do punojmë së bashku në fushën e ndryshimeve klimatike

10 Nëntor 2021, 23:01| Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 23:04

  • Share

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë lëshuar një deklaratë të rrallë për media, duke u zotuar se do të punojnë së bashku në fushën e ndryshimeve klimatike.

Në dokument është përmendur se këto shtete janë zotuar se do të zhvillojnë strategji afatgjatë me qëllim të arritjes në nivelin e emetimeve zero.

Kina është emetuesja më e madhe e gazrave serrë në botë, e përcjellë nga Shtetet e Bashkuara.

Britania e Madhe është organizatore e Samitit të Kombeve të Bashkuara për Klimën, që mbahet në Glasgou.

Delegatë nga gati 200 shtete janë duke marrë pjesë në Konferencë për të analizuar mënyra si të zbatohen zotimet e bëra në Konferencën e Parisit për Klimën më 2015, në mënyrë që temperatura mesatare të mbetet në 1.5 deri në 2 gradë Celsius.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?