Bota

Kina konfirmon arrestimin e shkrimtarit Yang Hengjun për spiunazh

27 Gusht 2019, 11:56| Përditesimi: 27 Gusht 2019, 12:13

  • Share

Pekini konfirmon arrestimin e Yang Hengjun, shkrimtarit, blogerit dhe ish diplomatit kinez me nënshtetësi Australiane, i cili ka një pasaportë australiane që nga viti 2000. Qeveria kineze e ka akuzuar atë për përpjekje për të thyer "sigurinë e shtetit"

Akademiku, 53 vjeç, ditën e arrestimit ndodhej në qytetin jugor Guangzhou, pasi kishte ardhur nga New York-u.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang pohoi se çështja ishte ndjekur në përputhje me ligjin dhe theksoi se Yang është në gjendje të mirë shëndetësore.

"Australianët duhet të respektojnë sovranitetin kinez dhe nuk duhet të ndërhyjë në një çështje që është absolutisht kineze"- tha zëdhënësi Geng Shuang.

Në Australi janë të bindur se aktivizmi politik i Yang Hengjun në protestat për demokracinë në Hong Kong, është shkaku i arrestimit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?