Kina lëshoi të mërkurën një satelit në orbitë për t’u përdorur për hartimin e informacionit gjeografik dhe misione të tjera.
Një version i modifikuar i raketës bartës Long March-6 që mbante satelitin Tianhui-5 u ngrit në mëngjes nga qendra e lëshimit të satelitëve Taiyuan në provincën Shanxi të Kinës veriore, raportoi Xinhua News.
Sipas agjencisë, sateliti ka hyrë në orbitën e tij të paracaktuar dhe do të përdoret për harta gjeografike, studime të burimeve tokësore, eksperimente shkencore dhe misione të tjera, raporton media turke Anadolu.
Nisja ishte fluturimi i 494-të i raketave transportuese Long March.