Kina masa të rrepta ligjore, ndërpritet interneti gjatë natës për të miturit! Kufizime për të frenuar varësinë nga telefoni

2 Gusht 2023, 20:00| Përditesimi: 2 Gusht 2023, 20:03

  • Share

Fëmijët nën 18 vjeç në Kinë nuk do të jenë më në gjendje të hyjnë në internet në telefonat e tyre smartphonë gjatë natës dhe koha që ata mund të jenë online gjatë ditës do të jetë e kufizuar, sipas legjislacionit të ri kundër varësisë ndaj internetit.

Bazuar në këto kufizime, të cilat pritet të hyjnë në fuqi më 2 shtator asnjë i mitur në Kinë nuk do të mund të hyjë në internet nëpërmjet një celulari nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit .

Përveç kësaj, do të vendoset gjithashtu një sistem për të kufizuar kohën ditore të shpenzuar në internet: adoleshentët e moshës 16-17 vjeç do të mund të jenë online për dy orë, krahasuar me vetëm 40 minuta për fëmijët nën 8 vjeç.

Kina është një nga vendet që po aplikon masat më të rrepta në botë për kufizimin e internetit te fëmijët.

Nga viti 2021, ajo kufizoi sasinë e kohës që fëmijët mund të kalojnë duke luajtur online në ditë. Kina gjithashtu ngriu miratimet e videolojërave të reja për nëntë muaj, duke shkaktuar trazira në mesin e bizneseve të shumta në këtë sektor.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?