Foto ilustruese

Bota

Kina me plan trevjeçar, planifikon përmirësimin e cilësisë së ajrit

21 Qershor 2018, 06:23| Përditesimi: 21 Qershor 2018, 06:24

  • Share

Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit e Kinës njoftoi se planifikon nisjen e një plan veprimi trevjeçar për të vazhduar përmirësimin e cilësisë së ajrit këtë vit.

Plani synon që deri në vitin 2020 të reduktojë emetimet e ndotësve kryesorë, siç janë dioksidi i squfurit dhe oksidet e amoniakut, së paku 15 për qind nga niveli i vitit 2015.

Sipas ministrisë, qytetet me standarde të ulëta të cilësisë së ajrit, duhet të kontrollojnë densitetin e grimcave PM 2.5, tregues kyç i ndotjes së ajrit, duke e ulur atë me të paktën 18 për qind.

Për të arritur qëllimin, autoritetet planifikojnë të nxitin përdorimin e energjisë së pastër, të zhvillojnë transportin e gjelbër dhe të forcojnë koordinimin rajonal.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?