Testet e dhuruara nga Kina për Shqipërinë

SHBA dhe Kina ndihmojnë Shqipërinë me teste për COVID-19, ISHP: Bujari nga një vend me zemër të madhe

1 Prill 2020, 15:28| Përditesimi: 1 Prill 2020, 17:37

  • Share

TIRANE-Kina ndihmon Shqipërinë me teste për COVID-19. Lajmin e njoftoi Instituti i Shëndetit Publik, që e vlerësoi si gjest bujarie nga një vend i madh me një zemër akoma më të madhe. Ndërkohë që burime për Report Tv saktësuan se numri i testeve që mbërritën mbrëmë nga Kina është një mijë. "Instituti i Shëndetit Publik falënderon ambasadën kineze në Tiranë për mbështetjen që i bëri sot duke dhuruar teste për COVID-19. Kjo nuk është vetëm një ndihmë në këto momente të vështira, por edhe një gjest bujarie i një vendi të madh dhe me zemër akoma edhe më të madhe. Falenderime dhe mirënjohje pa fund qeverisë kineze për kujdesin e treguar ndaj popullit shqiptar!" shkruan ISHP.

Ambasada kineze thekson se do të qëndrojmë pranë popullit shqiptar. "Me koordinimin e Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Shqipërisë, kits testues të dhuruar nga Fondacioni Mammoth dhe të zhvilluar nga kompania kineze BGI, mbërriti në Tiranë më 31 mars 2020. Këto janë materialet e para mjekësore që Kina i dhuron Shqipërisë në kuadër të luftës kundër pandemisë COVID-19, të cilët tregojnë ndjenjën miqësore të popollit kinez ndaj popullit shqiptar. Testimi në kohë të virusit do të luajë një rol të rëndësishëm në luftën e Shqipërisë kundër pandemisë. Qeveria dhe populli kinez po ndjekin vazhdimisht këtë luftë të popullit shqiptar, si gjithmonë do të qëndrojnë pranë tij dhe t’i japin ndihma brenda mundësive të saj. Jemi bindur që Shqipëria do to kapërcejë vështirësitë dhe të fitojë këtë luftë".

Kina dhe saktësisht provinca e Wuhanit është vendi ku lindi virusi që deri tani u ka marrë jetën mijëra njerëzve në të gjithë botën. Dy ditë më parë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi te emisioni '5 Pyetjet nga Babaramo' se kemi porositur dhe presim 10 mijë tamponë. Deri tani i vetmi laborator për kryerjen e testeve, i certifikuar është ai në ISHP. Ministrja theksoi gjithashtu se po vijon puna për të vendosur në funksion edhe dy laboratorë të tjerë, njërin në QSUT dhe tjetrin te 'Shefqet Ndroqi', që është kthyer në spital COVID. Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deklaroi dje se deri më tani nuk ka lëshuar asnjë certifikatë regjistrimi për reagentët In Vitro për subjektet private, për diagnostikimin e COVID-19 për subjektet private. Pra, kjo agjenci thotë se nuk i ka dhënë leje asnjë spitali privat për të kryer analizat. I certifikuar është vetëm ai në ISHP.

Ora 17:27
SHBA ndihmë Shqipërisë me teste për luftën kundër koronavirusit

1584877861_AmbasadaeSHBA11100x620.jpg
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë Shqipërinë për furnizimin e laboratorëve me pajisje testimi si dhe për masa të tjera kundër koronavirusit, ndërsa nuk e specifikon numrin. "Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID/Albania, po bashkërendon me Organizatën Botërore të Shëndetësisë ndihmën për autoritetet shqiptare të shëndetësisë në luftën kundër pandemisë COVID-19. USAID po ndihmon Shqipërinë për furnizimin e laboratorëve me pajisje testimi, për rritjen e mundësive të zbulimit të rasteve pozitive dhe të gjurmimit të kontakteve të rasteve, si dhe për masa të tjera. Kjo ndihmë ofrohet në vijim të një partneriteti prej dekadash. Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në total" shkruan ambasada e SHBA-së në Tiranë. Në 20 mars Amerika njoftoi se do të japë 100 mln dollarë për të ndihmuar Shqipërinë dhe vendet e tjera partnere në luftën kundër koronavirusit.

Komento

Komente

  • Lali: 01/04/2020 18:50

    Kujdes me keto kitet e teste e kineze pasi ne Itali dhe Spanje kane rezultuar vetem me 30% saktesi.

    Përgjigju
  • Azem: 01/04/2020 18:20

    Numri i te infektuarve ne shqiperi po te kishte si te testoheshin do ishte shum me i madh .

    Përgjigju
  • Azem Beta: 01/04/2020 18:15

    Shiko sa bllof dalin keta politakan e zyrtare tane ...arsyeja : dalin ne media e thone se kemi testuar aq persona e kemi mare aq masa ..kur realiteti eshte qe nuk kane pase si te testojne as edhe nje person sepse nuk ka teste ne shqiperi dhe nuk kane pase noj here ..menyra si i kane diagnostikuar deri tani eshte me hamendje ( me simptoma ) qe ta dini te gjithe ..njerezit e sheruar deri tani mund te mos kene pasur koronavirus fare por vetem grip ..megjithese Edi po mer masat e duhura dhe bravo ..por po mer dhe merita te pa merituara ...nga eksperienca ime me mjekesi e di me 100% qe teste per korona virus ne shqiperi nuk ka deri sa te vijne keta qe thuhet ...diagnostikimet deri tani me hamendje ose me simptoma

    Përgjigju
  • Elton: 01/04/2020 16:43

    Italia i ktheu mbrapsht se nuk jan t sakta dhe na i falën ne

    Përgjigju
  • gersi: 01/04/2020 16:26

    Gjith ajo Kine vetem njemij teste?Nuk do ishte turp te na dhuronte 100 mij teste.Kshu eshte kur parlamenti shqiptar ben deklarata kunder Kines dhe pro Amerikes.Gjith ajo Amerik i dha Shqiperise 700mij dollar e vetem nje tenist i dhuroi Serbise 1 milion euro.Imagjinoni ndihmen e madhe te Amerikes.

    Përgjigju
  • 007: 01/04/2020 16:01

    KUJDES!!! Këto teste nuk japin rezultate te sakta. Hollanda dhe Turqia i kane nderprere testimet.

    Përgjigju
    • bledi: 01/04/2020 19:30

      spanja nuk ja ble shtetit kinez po nje firme private pa licence ne kine

    • Xexi: 01/04/2020 16:36

      Jo vetem por edhe Spanja ka pasur probleme

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?