Foto ilustruese

Bota

Kina paralajmëron Tajvanin, nis stërvitjet rreth ishullit

19 Gusht 2023, 14:37| Përditesimi: 19 Gusht 2023, 14:38

  • Share

Kina filloi sot stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit, me qëllim testimin e aftësive të anijeve dhe avionëve për të marrë kontrollin e hapësirës ajrore dhe të ujërave sipas forcave të armatosura.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit dënoi ashpër sot stërvitjet ushtarake të Kinës rreth ishullit, duke theksuar se do të vendosë forca për t’u “përgjigjur” dhe se ka aftësinë, vendosmërinë dhe vetëbesimin për të garantuar “sigurinë kombëtare”.

Duket se vizita e zëvendëspresidentit të Tajvanit në SHBA zemëroi Kinën. Lai, i konsideruar si kandidati kryesor për president i Tajvanit përpara zgjedhjeve të janarit, u kthye nga SHBA të premten.

Ndërkohë, ushtria e Kinës publikoi një video që tregon ushtarët duke u përgatitur për një konflikt në ngushticën e Tajvanit.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?