Foto ilustruese

Kina rihap udhëtimet ndërkohë që 325 milionë persona janë infektuar brenda 20 ditëve, aeroporti i Malpensës në Itali rikthen tamponin

28 Dhjetor 2022, 08:46| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 08:55

  • Share

Lehtësimi i kufizimeve anti-covid në Kinë dhe ndalimi i karantinës që do të hyjë në fuqi më 8 janar, pak ditë para Vitit të Ri Kinez, festa më e rëndësishme e vitit, ku mblidhen miliona njerëz , rrezikojnë të kthehen në një fatkeqësi globale sepse kinezët do të udhëtojnë përsëri për t'u ribashkuar me familjen dhe miqtë brenda ose jashtë vendit pas një ndërprerjeje trevjeçare. Pas njoftimit, faqet e kompanive të udhëtimeve patën një vërshim prenotimesh, me mundësi konkrete për të shkaktuar një valë të re Covid në pjesën tjetër të botës me një rrezik shumë të lartë të varianteve të reja. Lombardia ishte rajoni i parë në Itali që kërkoi tampon molekular për pasagjerët që mbërrinin nga Kina, edhe nëse Rajoni ka specifikuar vazhdimisht se nuk është e detyrueshme për ta bërë këtë.

Një masë parandaluese për të kuptuar llojin e variantit

Një baner në faqen e internetit të aeroportit informon pasagjerët për dispozitën e re e cila do të jetë e vlefshme deri më 30 janar, duke iu referuar faqes së internetit "Viaggiare safe" ku thuhet se "Rajoni i Lombardisë ka dhënë indikacione për Ats Insubria, referencë për aeroportin e Malpensas. , për t'i nënshtruar të gjithë pasagjerët/operatorët nga Kina në një tampon molekular depistues për Covid-19". Kjo është një masë parandaluese  aktualisht jo e detyrueshme që shërben edhe për të konstatuar llojin e variantit Covid të atyre që vijnë nga vendi aziatik. 

 Alarmi për bumin e rasteve në Kinë

Në Kinë , shpërthimi i numrit të infeksioneve dhe vdekjeve që nga fillimi i dhjetorit, kur u hoqën masat e rrepta anti-Covid pas protestave të qytetarëve, është i vështirë për t'u matur edhe për shkak të ndalimit të shpërndarjes së të dhënave nga autoritetet. Por shifrat që qarkullojnë janë alarmante. Sipas kompanisë britanike të kërkimit Airfinity, aktualisht ka mbi një milion raste të reja dhe të paktën 5000 vdekje në ditë. Dhe situata ka të ngjarë të përkeqësohet edhe më shumë. Modelet e zhvilluara nga Airfinity sugjerojnë midis 1.3 dhe 2.1 milion vdekje si rezultat i valës aktuale të Covid në Kinë. Kompania vlerëson 3.7 milionë infeksione në ditë në mes të janarit për të arritur në 4.2 milionë raste ditore në mars.

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian nuk ka marrë asnjë masë.  Në Itali , Matteo Bassetti , drejtor i klinikës së sëmundjeve infektive të spitalit San Martino në Xhenova, kërkoi një barrierë duke deklaruar se ajo që rrezikojmë sot është shumë më e keqe se ajo që ndodhi me Wuhan. 

Sipas mediave të huaja, emailet e koduara që vijnë nga burimet kineze raportojnë shifra të frikshme, si 325 milionë kinezë të infektuar në 20 ditë, rreth 10,000 vdekje në ditë dhe të paktën 29 variante të Omicron.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Covidi: 28/12/2022 09:31

    5000 vdekje ne dite?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?