Foto nga portet kineze

Bota

Kina rrit sërish tarifat doganore ndaj SHBA-ve me 125 %/ Vendimi hyn në fuqi nesër, rriten tensionet mes dy vendeve

11 Prill, 10:39| Përditesimi: 11 Prill, 12:56

  • Share

Ditën e sotme Pekini ka njoftuar rritjen e tarifave doganore për importet amerikane në 125%, duke u kundërpërgjigjur ndaj vendimit të Trump për të rritur taksat mbi produktet kineze në 145%. Kjo është një rritje e dytë e tarifave doganare e cila duket se shton tensionin në një luftë tregtare që rrezikon të dëmtojë zinxhirët globalë të furnizimit.

Ministria e Financave e Kinës thuhet se deklaroi se nëse SHBA këmbëngul që të vazhdojë të shkelë interesat e Kinës në mënyrë thelbësore, Kina do të marrë kundërmasa vendimtare dhe do të luftojë deri në fund, raporton Reuters. 

Sipas raportimeve vendimi hyn në fuqi ditën e nesërme. 

“Vendosja nga SHBA e tarifave anormalisht të larta ndaj Kinës shkel rëndë rregullat ndërkombëtare dhe ekonomike të tregtisë, ligjet themelore ekonomike dhe sensin e zakonshëm dhe është plotësisht një akt i njëanshëm i ngacmimit dhe presionit,” thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Financave të Kinës.

Pekini u kërkoi gjithashtu Shteteve të Bashkuara që të korrigjojnë menjëherë praktikat e tyre të gabuara , të anulojnë të gjitha masat tarifore të njëanshme kundër Kinës dhe të zgjidhin siç duhet mosmarrëveshjet me Kinën përmes dialogut të barabartë bazuar në respektin reciprok.

Tarifa prej 104% u njoftua nw 9 Prill nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Fillimisht, Kina ishte në pritje të një rritjeje tarifore prej 34% ditën e mërkurë si pjesë e paketës së tarifave "reciproke" të Trump, por presidenti amerikan shtoi edhe 50% të tjera pasi Pekini vendosi një tarifë hakmarrëse prej 34% ndaj mallrave amerikane deri në mesditën e së martës - duke e çuar totalin në një rritje prej 84% shtesë në detyrime doganore.

Ndërkohë, një përgjigje ka ardhur edhe BE. Komisioni evropian njoftoi se nga 15 Prilli do të hyjnë në fuqi tarifat doganore si kundërpërgjigje ndaj masave që SHBA ndërmorën për çelikun dhe aluminin në muajin mars me 25%.

Pas futjes në fuqi javën e ardhshme Komisioni Evropian thotë se ato do të mund të pezullohen në çdo moment në rast të arritjes së një marrëveshjeje të drejtë dhe të balancuar për të dyja palët. Propoziimet ndërkohë siç thotë Komisioni në deklaratë janë miratuar nga shtetet anëtare të BE. 

Plani evropian parashikon tarifa që hyjnë në fuqi në 3 faza, në 15 prill, 16 maj dhe 1 dhjetor.  Kina ndërkohë miratoi tarifa doganore 84% për mallrat amerikane si përgjigje ndaj tarifës esktreme që shtëpia e bardhë njoftoi një ditë më herët për ato kineze në nivelin 104%, duke përshkallëzuar me tej luftën tregtare mes dy vendeve.

SHBA eksporton drejt Kinës kryesisht shërbime, ndërsa Kina në SHBA eksporton kryesisht mallra

Ora 12:48
Kina ‘fton’ Evropën kundër Trump/ Xi Jinping: Nuk del askush i fituar nga një luftë tarifore! SHBA po ‘ngacmon’ luftë në botë

1744369018_xijinpingdonaldtrump.webp

Presidenti Xi Jinping i tha kryeministrit të Spanjës ditën e sotme se Kina dhe Bashkimi Europian duhet të bashkohen në mbrojtjen e globalizimit dhe kundër "aktëve njëanshëm të ngacmimit." Kjo sipas tij do të jetë një goditje e drejtpërdrejtë ndaj politikave tarifore të Trumpit.

Xi, në komentet e tij të para publike mbi këtë çështje që nga nisja e ofensivës tarifore doganore të Trumpit javën e kaluar, tha se nuk mund të ketë "fitues" në një luftë tregtare dhe shtoi se BE-ja ka një rol kyç për të siguruar stabilitetin ekonomik global.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të mbajnë bisedime për të dekurajuar situatën dhe gjithashtu kërkoi një marrëdhënie më të balancuar mes Pekinit dhe BE-së, që ka gjithashtu çështje tregtare me Kinën.

"Kina dhe BE-ja duhet të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndërkombëtare, të mbrojnë së bashku tendencën e globalizimit ekonomik dhe mjedisin e tregtisë ndërkombëtare, dhe së bashku të kundërshtojnë aktet njëanshëm të ngacmimit," tha Xi.

Në bisedat e tij me Sanchez, Xi theksoi aftësinë e Kinës dhe BE-së, përkatësisht ekonomitë e dytë dhe të tretë më të mëdha në botë, për të kundërshtuar tarifat e Trumpit, raportojnë për Reuters. 

"Nuk ka fitues në një luftë tarifore," tha Xi, pa përmendur eksplicitisht Trumpin ose Shtetet e Bashkuara, duke nxitur liderin spanjoll të thotë: "Luftërat tregtare nuk janë të mira – bota ka nevojë që Kina dhe SHBA të flasin."

Udhëtimi i Sanchez në Pekin, i treti në po kaq vjet, ka për qëllim të forcojë lidhjet ekonomike dhe politike me Kinën, në mes të pasojave globale të politikës tarifore të Trumpit, duke kërkuar të pozicionojë Spanjën si një ndërmjetës mes Kinës dhe BE-së dhe të tërheqë më shumë investime kineze.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?