Kate Middelton

Kina, Rusia dhe Irani nxisin teori konspirative rreth Kate për të destabilizuar Britaninë

25 Mars, 10:14| Përditesimi: 25 Mars, 10:15

  • Share

Kina, Rusia dhe Irani janë akuzuar për nxitjen e teorive konspirative rreth sëmundjes së Princeshës së Uellsit, Kate Middleton, për të destabilizuar Britaninë.

Princesha njoftoi të premten me anë të një video se ishte diagnostikuar me kancer dhe se po vijonte me seancat e kimioterapisë. Megjithatë thashethemet vazhduan, duke përfshirë pretendimet e çuditshme se videoja e saj ishte krijuar nga AI (Inteligjenca Artificiale), ndërsa të tjerët e kritikuan atë që nuk doli më herët në publik  të fliste për sëmundjen e saj dhe se përse Ëilliam nuk ishte pranë Kate kur ajo tregonte gjendjen e saj në video.

Media britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull kësaj situate, ndërsa thotë se Kina, Rusia dhe Irani po nxisin teori konspirative.

Daily Mail i referohet burimeve qeveritare, kur thotë se shtetet ‘armiqësore’ kërkojnë të destabilizojnë Britaninë, qoftë kjo duke minuar legjitimitetin e zgjedhjeve apo të institucioneve të tjera."

Sipas Daily Mail, Downing Street po përgatitet të fajësojë zyrtarisht Kinën si përgjegjëse për një sulm kibernetik në 2021 ndaj komisionit zgjedhor. Zëvendëskryeministri Oliver Doëden ka thënë se do t'u tregojë deputetëve se Kina qëndronte pas sulmit, ku hakerët kanë pasur akses në të dhënat personale të 40 milionë zgjedhësve britanikë.

Ndërkohë që Christopher Bouzy  shefi ekzekutiv i teknologjisë dhe një mbështetës i zjarrtë i Harry-t dhe Meghan-it  ka pretenduar se diagnoza e Kate ishte false dhe akuzoi pallatin për propagandë të stilit të "Koresë së Veriut".

“Më vjen keq që dëgjoj se Kate ka kancer, shpresoj që ajo të shërohet plotësisht. Por është gjithashtu e qartë se të tre fotot e mëparshme të saj ishin false dhe pallati u përpoq ta mbulonte”, ka shkruar ai.

Disa të famshëm dhe komentues përfshirë Blake Lively dhe Kerry Katona, kanë kërkuar falje për komentet e tyre të pakujdesshme për Kate.

Paddy Harverson, ish-zëdhënësi zyrtar i Kate dhe Princit të Uellsit, tha se shënjestrimi i saj në internet ishte më i keqi që ai kishte parë.

'Është një lloj cikli i përhershëm i dënimit. Dhe është më e keqja që kam parë ndonjëherë”, tha ai për BBC.

Harry dhe Meghan besohet se kanë kontaktuar me William dhe Kate 'privatisht' të premten mbrëma pas videos së princeshës ku njoftoi se ishte me kancer.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?