Foto e dy liderëve, Donald Trump dhe Xi Jinping

Bota

Kina u kundërpërgjigjet tarifave të Trump, vendos taksë doganore 34% për të gjitha mallrat amerikane

4 Prill, 12:46| Përditesimi: 4 Prill, 12:50

  • Share

Kina u është kundërpërgjigjur tarifave të presidentit amerikan Donald Trump, duke njoftuar se do të vendosë tarifa shtesë prej 34% për të gjitha mallrat amerikane. Sipas Pekinit masa shtrënguese financiare do të hyjë në fuqi nga 10 prilli.

Ministria e Jashtme kineze tha në një deklaratë se qasja e SHBA ishte “jo në përputhje me rregullat e tregtisë ndërkombëtare, duke cenuar seriozisht të drejtat dhe interesat legjitime të Kinës dhe është një akt tipik ngacmimi i njëanshëm”, raporton Reuters. 

“Kina ka qenë gjithmonë një mbrojtëse e vendosur e rendit ndërkombëtar ekonomik dhe tregtar dhe një mbështetëse e vendosur e sistemit tregtar shumëpalësh”, tha ministria.

“Ne i bëjmë thirrje SHBA-së që të korrigjojë menjëherë praktikat e saj të gabuara dhe të anulojë masat e saj të njëanshme tarifore”, thuhet në deklaratën e tyre.

 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?