Kina zbulon një tjetër virus të frikshëm tek derrat! Transmetohet tek njerëzit dhe mund të kthehet në pandemi

30 Qershor 2020, 12:01| Përditesimi: 30 Qershor 2020, 12:04

  • Share

Sipas BBC, e cila citon një grup ekspertësh, një grip i ri, i ngjashëm me gripin e derrave që ka potencialin për t’u bërë pandemi është identifikuar në Kinë nga shkencëtarët. Ky grip është shfaqur së fundmi, ku mbartës janë derrat, por mund të infektojë edhe njerëzit.

Studiuesit janë të shqetësuar se ai mund të përhapet më tej, duke kaluar nga një njeri tej tjetri lehtësisht, e si pasojë mund të shkaktojë një shpërthim global.

Ai ka “të gjitha shenjat” e të qenit shumë i përshtatur për të infektuar njerëzit, por ka nevojë për një monitorim më të detajuar.

Njerëzit mund të kenë pak, ose aspak imunitet ndaj virusit të ri.

Shkencëtarët shkruajnë në një revistë të njohur shkencore, “Proceedings of the National Academy of Sciences”, se masat për të kontrolluar virusin te derrat, dhe monitorimi i ngushtë i punonjësve të industrisë së derrave, duhet të zbatohen me shpejtësi.

Kërcënimi pandemik

Përhapja e këtij gripi është ndër kërcënimet kryesore të sëmundjes që ekspertët po shikojnë, edhe pse bota deri më sot po përpiqet të shpëtojë përfundimisht nga koronavirusi.

Gripi i fundit pandemik me të cilin u përball bota ishte shpërthimi i gripit të derrave në vitin 2009, që u përhap në Meksikë, por ishte më pak vdekjeprurëse sesa u tha fillimisht, kryesisht për shkak se shumë njerëz të moshuar kishin një imunitet ndaj tij, ndoshta për shkak të ngjashmërisë së tij me viruset e tjera të gripit që kishin qarkulluar vite më parë në atë vend.

Ai virus, i quajtur A/ H1N1, tani është kuruar nga vaksina e gripit për t’u siguruar që njerëzit të jenë të mbrojtur. Virusi, të cilin studiuesit e quajnë G4 EA H1N1, mund të rritet dhe të shumëfishohet në qelizat në rrugët e frymëmarrjes.

Ata gjetën prova të infeksionit të fundit duke filluar nga njerëzit që punuan në industrinë e derrave në Kinë. Vaksinat aktuale të gripit nuk kanë asnjë efekt mbrojtës ndaj tij, megjithëse ato mund të përshtaten për ta bërë këtë, nëse është e nevojshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?