Një grua asimptomatike në ashensor arriti të infektonte rreth shtatëdhjetë njerëz.
Gruaja ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara dhe do të shkonte në karantinë
Një grua e prekur nga koronavirusi, por pa simptoma, arriti të infektojë 71 persona në vetëm 60 sekonda, koha e qëndrimit të saj në ashensor
Sipas ‘Il Fatto Quotidiano’, ngjarja ka ndodhur në Kinë midis fundit të marsit dhe fillimit të prillit.
Gruaja ishte kthyer në shtëpinë e saj në provincën kineze Heilongjiang pasi ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara. Ajo ishte duke shkuar për në banesën e saj me ashensor, për të filluar periudhën e izolimit të detyrueshëm.
Disa ditë pas udhëtimit të saj të shkurtër në ashensor, i cili zgjati rreth një minutë, fqinji i gruas pa simptoma Covid u shtrua në spital ku u testua pozitiv me koronavirus.
Edhe pse ai ishte asimptomatik si edhe fëmijët e tij, të gjithë u spitalizuan.
Pas pak ditësh prej tyre u infektuan edhe 28 të tjerë, përfshirë infermierë, mjekë dhe pacientë. Burri u transferuar në një strukturë tjetër dhe gjithashtu aty infektoi rreth njëzet njerëz të tjerë.
Po ky qenka ashensor i papare. 70 njerez njehereshi....:)
PërgjigjuDmth paske përtuar të lexosh lajmin. Të mjafton vetëm titulli