Bota

Kinë/ Përmbyset anija në lumë, 10 të vdekur e 8 të zhdukur

25 Maj 2019, 02:42| Përditesimi: 25 Maj 2019, 02:46

  • Share

Një anije e cila po transportonte pasagjerë është përmbysur në një lumë në fshatin kinez, Banrao të provincës Guizhou.

Sipas informacioneve 10 veta humbën jetën, ndërsa tetë të tjerë llogariten si të zhdukur.

Ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nisën dhe kërkimin për gjetjen e personave të tjerë.

Drejtuesi i anijes u shoqërua në polici, ndërsa u shpëtuan 11 persona, në mesin e të cilëve edhe kapiteni ku u dërguan në spital për trajtime mjekësore.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?