ilustruese

Bota

Kinë, përmbytje në Pekin/ Reshjet më të dendura në 50 vjet!

29 Korrik, 12:12| Përditesimi: 29 Korrik, 12:16

  • Share

Pekini është përfshirë nga shirat më të dendur të 50 viteve të fundit. Të paktën 30 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e shkaktuara, ndërsa shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur pjesë të konsiderueshme të kryeqytetit kinez sipas medias shtetërore.

Vdekjet ndodhën në zonat malore në veri të Pekinit, me 28 të vdekur në Miyun dhe dy në Yanqing, raportoi të martën agjencia zyrtare shtetërore e lajmeve Xinhua.

Shirat e rrëmbyeshëm filluan gjatë fundjavës dhe u intensifikuan rreth kryeqytetit kinez dhe provincave përreth të hënën, me Pekinin që regjistroi reshje deri në 543 mm .

Autoritetet në Pekin kanë zhvendosur më shumë se 80,000 banorë nga zonat më të goditura nga përmbytjet, të cilat kanë dëmtuar dhjetëra rrugë dhe kanë ndërprerë energjinë elektrike në të paktën 136 fshatra.

Shirat më të dendur në Pekin parashikohen këtë të martë, me reshjet që pritet të arrijnë deri në 300 mm në disa zona.

A.I/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?