Lifestyle

Kinë, përmes klonimit është bërë e mundur lindja dy majmunëve identikë

24 Janar 2019, 10:35| Përditesimi: 27 Janar 2019, 14:36

  • Share

Xongxong dhe Uaua, dy majmunët identik, kanë lindur vetëm pak javë më parë në Kinë. Ata janë rezultat i klonimit përmes teknikave të përdoruara si në rastin e klonimit të deles Dolli.

Eksperimenti te majmunët, sipas shkencëtarëve, do të ndihmojë në kërkimet mbi sëmundjet e njëriut, por ai ka hapur një debat shumë kontrovers. 

“Qëllimi kryesor i këtij eksperimenti është vetëm mjekësorë” - ka shpjeguar Muming, drejtor i Institutit të Neuroshkencës në Akademinë e Pekinit.

Tani për të trajtuar shumë sëmundje gjenetike, mund të prodhojmë kafshë me Background të njëjtë gjenetik, për të testuar medikamente dhe zhvilluar terapi për qëllime mjekësore. Dy majmunët, rezultat i klonimit, janë në parametra jetësorë normal dhe në vazhdim pritet lindja e të tjerëve ekzemplarë të klonuar. Shumë studjues, ashtu si në rastin e deles Dolli, mendojnë se kjo është një teknikë e rrezikshme si dhe një kërcënim për njerëzimin.

Në kundërshti të fortë është dhe kisha që i sheh eksperimentete, fillimisht mbi Dolli-n dhe tani te majmunët, si hapat e fundit përpara klonimit të njeriut.

Por drejtori i Institutit të Neuroshkencës në Akademinë e Pekinit siguron se: “Nuk kërkojmë të klonojmë njëriun dhe nuk besoj se është dikush që vërtetë mendon ta bëjë.”

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?