Kinë, shpërthen kamioni me gaz të lëngshëm, 19 persona të vdekur, 170 të plagosur

14 Qershor 2020, 18:01| Përditesimi: 14 Qershor 2020, 18:03

  • Share

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe 170 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një kamioni. Ngjarja ka ndodhur në Kinën Juglindore, në provincën Zhejiang dhe sipas mediave vendase, kamioni kishte gaz të lëngshëm, raporton BBC.

Si pasojë e shpërthimit pati edhe dëme të konsiderueshme në ndërtesat që ndodheshin përreth. Autoritetet kineze janë duke hetuar shkaqet e shpërthimit vdekjeprurës.

Zhu Minglian, nënkryetari i bashkisë Wenling tha se më shumë se 2,600 punëtorë shpëtimi po punojnë për të gjetur persona që mund të jenë nën rrënoja.

Sipas mediave, kompania ku punonte kamioni është penalizuar 11 herë nga autoritetet në të kaluarën për dështimet e shëndetit dhe sigurisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?