Shkollë në Kinë

Bota

Kinë, sulm me thikë në shkollë, 7 nxënës humbin jetën

27 Prill 2018, 17:43| Përditesimi: 27 Prill 2018, 17:50

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një shkollë në Kinë. Një person ka sulmuar dhe ka vrarë shtatë nxënës, ndërsa ka lënduar 19 të tjerë, teksa ata po ktheheshin në shtëpi pas mësimit.

I dyshuari është arrestuar nga policia, ndërsa fëmijët e lënduar janë duke marrë trajtimet e nevojshme mjekësore, kanë bërë të ditur mediet lokale në Kinë.

Kjo ngjarje ka shënuar sulmin më vdekjeprurës në këtë vend gjatë viteve të fundit. Kujtojmë që në Kinë ka pasur sulme të tilla edhe në të kaluarën, ku objektiv kanë qenë nxënësit e shkollave.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?