Avioni i dëmtuar në Kinë

Bota

Kinë/Ulje emergjente, thyhet dritarja e avionit, thithet piloti jashtë në 10 mijë m lartësi/VD

15 Maj 2018, 15:11| Përditesimi: 15 Maj 2018, 16:45

  • Share

Një avion i Sichuan Airlines (Airbus A319) u detyrua të kryejë një ulje ekstreme emergjente në Kinë, pasi një nga xhamat e kabinës u shkatërrua, gati duke thithur ndihmës pilotin nga avioni në 10 mijë metra lartësi.

Avioni u ngrit nga qyteti i Chongqing ditën e hënë dhe ka arritur të ngrihet në 10 mijë metra lartësi kur një xham në anën e djathtë të kabinës u hodh papritmas, duke detyruar një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Chengdu Shuangliu në orën 7:42.

Nuk kishte asnjë shenjë paralajmëruese, papritmas xhami sapo kishte plasaritur dhe bëri një zhurmë të madhe. Gjëja tjetër që mund të them është se ndihmës piloti gati u thith nga dritarja.

 Piloti Liu Chuanjian

Për fat të mirë, avini u ul në mënyrë të sigurt me të gjithë 119 pasagjerët dhe nëntë anëtarët e ekuipazhit në bord.

Komento

Komente

  • Kafsha: 15/05/2018 15:42

    Mallra kinezë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?