Bota

Kinë/ Vriten tetë fëmijë në një masakër në shkollë

3 Shtator 2019, 22:17| Përditesimi: 3 Shtator 2019, 22:19

  • Share

Tetë fëmijë kanë mbetur të vdekur gjatë një sulmi në një shkollë fillore në Kinën qendrore.

Dy fëmijë të tjerë u lënduan gjatë sulmit në fshatin Chaoyangpo në provincën Hubei, sipas një deklarate të nxjerrë nga policia në qytetin Enshi. Një burrë 40-vjeçar është arrestuar lidhur me incidentin dhe konsiderohet si i dyshuari kryesor.

Policia nuk ka bërë të ditur hollësi të incidentit, por në Kinë ka pasur disa raste kur fëmijë shkollash janë vënë në shenjestër në sulme me thikë./VOA/

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?