Për 9 ditë rresht qyteti i vjetër i Prizrenit do të jetë vendtakimi i regjisoreve e kineasteve nga mbare bota, në edicionin e 23-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filimit Dokumentar dhe të Shkurtër, “DokuFest”. Nga data 2 deri më 10 gusht do të shfaqen 250 filma ne total, tha drejtoresha ekzekutive e festivalit Linda Llulla, por 103 prej tyre do të shfaqen në tetë programet garuese.
Nder emrat e njohur qe marrin pjese eshte Anna Henckel, udhëheqëse e seksionit të filmave të shkurt në Berlinale. Ndërsa risi janë programet “Focus Ukraine” dhe “Films on Palestine”.
“DokuFest” është themeluar ne 2002-shin dhe konsiderohet festivali më i madh i filmit në Kosovë. Nga viti 2019, ka fituar statusin e një festivali kualifikues për BAFTA për filma të shkurtër dhe në vitin 2022 u caktua si një festival nominues për Akademinë Europiane të Filmit.