Gjate xhirimit te filmit

Kineasti Fatmir Koçi nis ekranizimin e shokut Zylo

8 Shkurt 2021, 16:26| Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 16:35

  • Share

Regjisori Fatmir Koçi ka nis xhirimet për ekranizimin e romanit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit.  

"Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo" (1973) ka në qendër kronikën e karrierës së palavdishme të një zyrtari "në vijë" gjatë realizmit socialist, por në të njëjtën kohë është edhe pasqyrë e pozitës së mjerë të vartësit të tij, Demkës.

““Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, një nga romanet jo vetëm më të mirë të shkrimtarit Dritëro Agolli, por të të gjithë letërsisë shqipe, tashmë po kthehet edhe në film”, shkruan ministrja e Kulturës, Elva Margariti në profilin e saj në “Facebook”.  

Filmi me skenar dhe regji të Fatmir Koçi është prodhim i shtëpisë kinematografike "K.Koçi Production". 

Ky film, i financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë̈ është bashkëprodhim me shtëpinë filmike “Circle Production”, me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe shtëpinë filmike “Kino oko”, Maqedonia e Veriut.

“Ishte kënaqësi të shihja kaq shumë të rinj, jo vetëm në rolet kryesore të filmit, por edhe në paskuinta, çka na jep besim se një brez i ri aktorësh e kineastësh kanë nisur udhëtimin e tyre”, thotë Margariti pas vëzhgimit të punës në sheshxhirim.

 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/02/2021 02:36

    Me ne fund nje lajm i mire,per nje autor e liber te shkelqyer.Do doja, qe dhe kineastet e tjere, te kthejne ne filma klasiket e letersise shqiptare te te gjithe koherave! Akoma me duket e pabesueshme!Valle ,a po shenon ky film, fillimin e daljes se kinemase shqiptare nga kriza krijuese e cilesore ku ka rene ?? Shpresoj, qe te mos behen me filma te dobet,qe i shikon nje here,ose te ze gjumi ne mes dhe nuk do t'i shohesh me edhe kur jepen free ne YOUTUBE.Nuk e kuptoj, pse kineastet shqiptare nuk mesojne nga ata amerikane.Ne U.S.A.behen filma librat qe jane shitur me shume,ose ata, qe kane fituar cmime te medha si psh./PULITZER/.Kriza e filmit ne Shqiperi filloi qe ne vitet e fundit te diktatures,por lulezoi keqas gjate 90' e ne vazhdim.Me kujtohet filmi i pare i kohes se Demokracise,qe e pashe ne TV,ishte i regjizorit L.B.per nje shites pllakash gramafoni.Mendova qe me demokracine e lirine e fjales e mendimit,cilesia do ngrihej.C'te them, cilesi e dobet,film i merzitshem,me zuri gjumi ne mes te tij.Mendova ky ishte nje rast i izoluar(ne te fundit, te gjithe kane nga nje flop ne rezyme),por jo,fatkeqesisht,ky u perhap ne gjithe kinemane shqiptare dhe tani nuk kemi me as Kinostudio,as filma cilesore.Ka ardhur koha per ndryshim.

    Përgjigju
    • Nismëtari: 10/02/2021 23:30

      Iris po pse nuk bëhesh edhe Ti Protagoniste,guxo e shkruaj një Skenar,promovoje,mbase ,kurrë mos thuaj kurrë..!

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?