Bota

Kineastja vritet aksidentalisht me armë nga aktori Alec Baldwin gjatë xhirimeve, familja e saj: Nëse dikush ka bërë një gabim, duhet të paguajë

23 Tetor 2021, 20:38| Përditesimi: 23 Tetor 2021, 20:41

  • Share

Dy ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Hollywood-i, ku aktori i njohur botërisht , Alec Baldwin vrau me armë aksidentalisht kineasten Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin gjatë xhirimeve të një filmi në SHBA.

Prindërit e 42-vjeçares, Antoly dhe Olga janë të tronditur nga ngjarja e rëndë.  Ata kanë kërkuar të mësojnë se si qëndron e vërteta , ndërsa janë shprehur se nëse dikush ka bërë një gabim ai do të duhet të paguajë. Prindërit janë shprehur se nuk arrijnë ta kuptojnë se si mund të ketë ndodhur diçka e tillë, kur pretendohet që gjithçka realizohet në masa të rrepta sigurie .

“Familja është e pikëlluar, por në të njëjtën kohë ato kërkojnë një përgjigje. Nëse dikush ka bërë një gabim , atëherë ai do të duhet të paguajë”, janë shprehur ata.

Vet Baldwin ka rrëfyer para hetuesve se arma iu dorëzua atij nga një ndihmës regjisor, i cili i tha se ishte i sigurt. Personi, ende i paidentifikuar, nuk e dinte se arma përmbante municion të vërtetë.  Kinematografja Halyna Hutchins u qëllua për vdekje në gjoks në incidentin e së enjtes në xhirimet e filmit 'Rust'. Regjisori Joel Souza, i cili qëndronte pas saj, mbeti i plagosur.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?