Kineastja Iris Elezi do të prezantojë kinematografinë shqiptarë jashtë vendit. Bëhet fjalë për një nga institucionet më të rëndësishme botërore, Muzeu Austriak i Filmit në Vjenë dhe Festivali i filmit Crossing Europe në Linz, të Austrisë.
Drejtoresha e Arkivit Qendror të Filmit, Elezi, është përzgjedhur për të qenë pjesë e programit Spotlight, si një nga zërat e spikatur femëror të kinematografisë europiane, por edhe për punën, që është duke bërë për ruajtjen edhe promovimin e trashëgimisë kinematografike shqiptare, brenda dhe jashtë vendit.
Katër filma artistikë të para viteve ’90, të regjisores Xhanfise Keko, si “Mimoza Llastica”, “Qyteti më i ri në botë”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Kur po xhirohej një film”, apo filmi fort i dashur për shqiptarët, “Përrallë nga e kaluara” i Dhimitër Anagnostit, realizuar pas ndarjes nga jeta të diktatorit, dokumentari i kritikut Mark Cousins, “Këtu ka dragonj”. Dhe dy filma të tjerë, “Bota” nga regjisorja Iris Elezi, dhe “Nëntori i ftohtë” i Ismet Sijarinës.
Ndonëse 29 vite pas rënies së diktaturës, për prodhimet filmike, që janë realizuar ka pasur shumë debate, për mos shfaqjen e tyre, kineastja Iris Elezi vazhdon që të promovojë kinematografinë shqiptare, për të sensibilizuar publikun për realizimin e filmave në kohën e Kinostudios.
Iris Elezi i përshkruan përpjekjet e saj për një rivlerësim kritik të trashëgimisë kinematografike shqiptare, që pa dyshim do të luajë rol në edukimin për identitetin kulturor, si: "Ne duhet të çlirohemi nga kjo amnezi kolektive".
Përmbledhje e programit në Festivalin e Filmit CROSSING EUROPE në Linz, Austri (25 – 30 prill 2019) - Carte Blanche Iris Elezi
PËRRALLË NGA E KALUARA (AL 1987), D: Dhimitër Anagnosti, 86 min. – Artistik
BOTA (AL/IT/KO 2014), D: Iris Elezi & Thomas Logoreci, 100 min. – Artistik
KËTU KA DRAGONJ (GB 2013), D: Mark Cousins, 79 min. – Dokumentar esse
NËNTOR I FTOHTË (KO/AL/MK 2018), D: Ismet Sijarina, 93 min. – Artistik
MIMOZA LLASTICA (AL 1973), D: Xhanfise Keko, 38 min. – Artistik
TOMKA DHE SHOKËT E TIJ (AL 1977), D: Xhanfise Keko, 74 min. – Artistik
KUR PO XHIROHEJ NJË FILM (AL 1981), D: Xhanfise Keko, 60 min. – Artistik
Përmbledhje e programit: Xhanfise Keko në Muzeun e Filmit Austriak (1 & 2 Maj)
HERE BE DRAGONS (GB 2013), D: Mark Cousins, 79 min. – Dokumentar
MIMOZA LLASTICA (AL 1973), D: Xhanfise Keko, 38 min. – Artistik
QYTETI MË I RI NË BOTË (AL 1974), D: Xhanfise Keko, 52 min. – Artistik
TOMKA DHE SHOKËT E TIJ (AL 1977), D: Xhanfise Keko, 74 min. – Artistik
KUR PO XHIROHEJ NJË FILM (AL 1981), D: Xhanfise Keko, 60 min. – Artistik