Një aktivitet kriminal i ushtrimit të prostitucionit është goditur në qytetin e Elbasanit pas hetimeve disa javëshe të koduar “Shame”.
Tre kinezë janë arrestuar për shfrytëzim prostitucioni, kurse 3 vajza (kineze dhe braziliane) janë vënë gjithashtu në pranga për prostitucion.
Aktiviteti i paligjshëm ushtrohej në dy apartamente të marra me qira.
Organizatorët i reklamonin vajzat në faqe online për favore seksuale kundrejt pagesave.
Tre personat e tjerë të arrestuar janë shqiptarë të kapur në flagrancë me prostitutat kundrejt pagesës.
Ndërsa nën hetim janë vënë 3 persona të tjerë; pronarët e apartamenteve A. V.46 vjeç, B. H. 36 vjeçe, si dhe sanitarja O. T. 19 vjeçe, e akuzuar për "Mbajtja e ambienteve për prostitucion".
Policia njoftoi se sekuestroi shuma parash të valutave të ndryshme, dokumente personale, letërnjoftime, vula të dyshuara false dhe 10 celularë.
Njoftimi i Policisë Elbasan:
Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Shame”.
Kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit, dy apartamente që i kishin marrë me qira, në Elbasan, arrestohen në flagrancë 2 shtetas kinezë për shfrytëzim prostitucioni dhe 3 shtetase të tjera (kineze dhe braziliane) për prostitucion.
Arrestohen në flagrancë në këto ambiente dhe 3 shtetas shqiptarë që kishin dhënë shpërblimin monetar kundrejt përfitimit personal, të këtij aktiviteti.
Procedohen penalisht pronarët e dy apartamenteve dhe sanitarja.
Sekuestrohen shuma parash të valutave të ndryshme, dokumente personale, letërnjoftime, vula të dyshuara false dhe 10 celularë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, prej disa javësh, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit, finalizuan operacionin policor të koduar “Shame”.
Si rezultat i këtij operacioni, u zbuluan në Elbasan 2 apartamente të marra me qira, që ishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit dhe u arrestuan në flagrancë:
-shtetasit kinezë K. Ch., 44 vjeç, dhe R. C., 38 vjeçe, për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Falsifikimi i vulave , stampave ose i formularëve", të kryera në bashkëpunim;
-shtetaset kineze e braziliane L. N., 46 vjeçe, B. G., 52 vjeçe, dhe E. S., 23 vjeçe, për veprën penale "Prostitucioni".
Këto shtetas kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni ambiente të marrë me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin favore seksuale kundrejt pagesave.
Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë shtetasit Shqiptarë A. P., 38 vjeç dhe L. T., 38 vjeç dhe R. F., 28 vjeç, për veprën penale "Prostitucioni".
Më tej, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 2 pronarët e apartamenteve shtetasit A. V.,46 vjeç, B. H., 36 vjeçe dhe sanitarja shtetasja O. T., 19 vjeçe, për veprën penale "Mbajtja e ambienteve për prostitucion".
Sekuestrohen shuma parash të valutave të ndryshme, dokumente personale, letërnjoftime, vula të dyshuara false dhe 10 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Komente
