VIP & Spektakël

Kinezët këndojnë këngën e Alban Skënderajt, Veliaj: Se mos e merr vesh Noizy se na fike

9 Maj 2019, 12:40| Përditesimi: 9 Maj 2019, 12:52

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë me ndjekësit e tij në “Instagram” një video të disa nxënësve kinezë që kanë mësuar shqipen. Madje ata këndojnë edhe këngën e Alban Skënderajt.

“Eci në Kinë me 30 vetë @albanskenderaj se mos e merr vesh @noizy sa fansa ke në Kinë se na fike”, shkruan Erioni bashkëngjitur me videon.

Ndërkohë prapa korit ndodhet një tabelë mirëseardhje për Veliajn: “Pekini i uron mirëseardhje Kreut të Bashkisë së Tiranës”. Nuk ka munguar as komenti i  Alban Skënderajt: “Po mirë, s’qenkemi keq! 1/4 e botës e paskemi të siguruar”, shkruan Albani.

Ndërsa Noizy ka shpërndarë disa emoji me të qeshura dhe duartokitje. 

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?