Sacramento Kings – Golden State Warriors

Kings dhe Philadelphia fitore në NBA, tjetër humbje për Warriors

18 Prill 2023, 13:39
  • Share

Janë zhvilluar duelet e dyta të ‘play-off’ në NBA mes Sacramento Kings – Golden State Warriors si dhe Philadelphia 76ers – Brooklyn Nets. Kings kanë triumfuar përballë Golden State Warriors me tetë pikë diferencë 114-106. De’Aaron Fox dhe Domantis Sabonis kanë qenë më të mirët në këtë duel për vendasit duke shënuar të dy nga 28 pikë.

Te miqtë më efikasi ishte Stephen Curry me 28 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore. Kësisoj Kings tani janë në seri 2-0 dhe ndeshja e tretë zhvillohet në fushën e Warriors. Fitore ka marrë edhe Philadelphia 76ers ndaj Brooklyn Nets me 12 pikë diferencë 96-84.

Tyrese Maxey ka qenë fantastik në këtë duel me 33 pikë e tre kërcime, teksa me lojë të mirë u dallua edhe Joel Embiid me 20 pikë e 19 kërcime, ndërsa 20 pikë shtoi edhe Tobias Harris. Ashtu si Kings, edhe 76ers tani janë në epërsi 2-0 ndaj Brooklyn Nets.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?