Baton Haxhiu

Pika e zezë

Kini kujdes, kur e thotë Batoni!

8 Korrik 2022, 20:44| Përditesimi: 8 Korrik 2022, 20:46

  • Share

Një deklaratë e Baton Haxhiut, se as Rama nuk e ka pritur një protestë të tillë nga Berisha dhe se për këtë i jep dorën atij, ka entuziasmuar portalet dhe gazetarët pranë PD-së.

Sipas tyre, kur këtë gjë e pranon edhe “njeriu i Ramës”, atëhere rrëzimi i tij është i sigurtë.

Por, duhet të bëni pak kujdes me këto deklaratat e Batonit, se u dogjët njëherë.

Dhe nuk është e largët dita kur u “peshkuat” nga ai.

Të gjithë e mbajnë mend se menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit, Baton Haxhiu doli në ekranin e Top Channel dhe tha se, në mënyrë surprizë, Lulzim Basha ishte në avantazh ndaj Ramës, madje kishte marrë Tiranën.

Kjo bëri që opozita të shpallte fitoren dhe vetë Lulzim Basha të dilte në një deklaratë për shtyp e të fliste si fitues.

Madje, thuhet se në zyrën e Bashës u hapën edhe shishet e shampanjës, pasi fitorja tashmë konsiderohej e sigurtë.

Në mëngjes pastaj, kur u ngritën nga gjumi me dehjen e fitores, iu ngriu buzëqeshja në fytyrë.

Ata që qeshnin ishin socialistët, të cilët u shtrinë si humbës e u gdhinë si fitues.

Ndaj mirë është të kini kujdes dhe të jinni më të përmbajtur kur flet Batoni, se u dogjët njëherë!/ Tema

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?