Voltana Ademi dhe Zyliha Kraja

Kirurgia u nda nga jeta për shkak të COVID19, Ademi: Shëroi pacientët deri në fund të jetës

5 Shtator 2020, 21:01| Përditesimi: 5 Shtator 2020, 21:06

  • Share

Kirurgia e parë femër në Shkodër Zyliha Kraja, u nda nga jeta ditën e djeshme pasi humbi betejën me koronavirusin.

Të shumtë kanë qenë personat që kanë shprehur hidhërimin e tyre për ndarjen nga jeta të doktoreshës së nderuar.

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi teksa ka nxjerrë foto nga ceremonia përkujtimore, shkruan se ishte një humbje shumë e madhe për familjarët e saj, por edhe për Shkodrën.

Ademi ka vlerësuar  kontributin e saj pas daljes në pension në shërbim të pacientëve, të cilëve u shërbeu deri në fund të jetës së saj.


"Lamtumirë doktoreshë Zyli!

I është dhënë lamtumira e fundit Doktoreshë Zylit, kirurges me zemër të madhe dhe përkushtim të rrallë. Përfaqësuese e brezit të artë të mjekëve shkodranë, që në kushte aspak të lehta, shëruan pacientët e tyre pikë së pari me humanizmin e tyre dhe më pas me profesionalizimin e përkushtimin e spikatur.

Doktoreshë Zyli i shërbeu pacientëve deri në ditët e fundit të jetës, edhe pse kishte shumë vite që kishte mbushur moshën e pensionit.

Një humbje e madhe për bashkëshortin e saj, dramaturgun e përmasave ndërkombëtare Fadil Kraja, familjen e saj, kolegët, miqtë, Shkodrën dhe të gjithë ata, që falë Doktoreshë Zylit dhe punës së saj, janë sot shendetplotë.

Pushofsh në paqe Doktoreshë Zyli! Do të na mungosh të gjithëve", shkruan Ademi.

 


Lajmi kryesor:

Kirurgia e parë humbi betejën me COVID/ Mjekët: Nuk mundëm dot të të shpëtonim! Njerëzit si ti s'vdesin kurrë, por jetojnë në zemrat tona


Komento

Komente

  • vjeshta: 06/09/2020 00:15

    Ngushëllime familjes dhe dramaturgut Kraja! Emri i saj ti jepet një rruge! E meriton.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?