Sami Osmanim, mjeku kirurg i spitalit të të Lushnjes, ka treguar gjendjen shëndetësore të kreut të bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi dhe shoferit të Gazmir Bullari pas plagosjes me thikë nga Orges Xhelili.
Sipas Osmanit, Kokoneshi ka plagë në shpinë dhe kraharor, që I ka prekur pak mushkëritë, ndërsa Bullari ka një plagë me thikë në bark që i ka prekur zorrët dhe stomakun. Gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Mjeku: Kryetari ishte plagosur me dy thikë në toraks (kraharor, kishte një hematomë në toraks të majtë, u drenua dhe iku në spitalin e Traumës. Shoferin, një thikë e kishte prekur në abdomo (bark), hyri në sallë, u përpunua dhe tani po merr mjekim.
Gazetarët: Të dy janë jashtë rrezikut?
Mjeku: Po të dy jashtë rrezikut për jetën.
Gazetarët: Po kryetari pse u cua në Tiranë?
Mjeku: Më shumë për siguri
Lajmi kryesor:
U sulmua me thikë pas shpine, kryetari Bashkisë Divjakë me katër plagë trajtohet tek ‘Trauma’! I plagosur edhe shoferi i tij, të dy jashtë rrezikut për jetën (VIDEO)
B.V/ReportTv.al