Shëndeti

Kirurgu oral Dr.Ismail Karabudak, Drejtues i Hygeia Dent: Rëndësia e planifikimit dixhital në dentistri

8 Shkurt, 22:00| Përditesimi: 8 Shkurt, 22:53

  • Share

I ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore  Doreada Mio, ishe Doktor Ismail Karabudak, kirurg oral dhe Drejtues i Klinikës Dentare, Hygeia Dent. Ai ka rreth 15 vite punë në Shqipëri dhe foli për rëndësinë e planifikimit dixhital të trajtimeve në dentistri.

Sipas tij, kjo do të thotë se përpara se të bëhen ndërhyrjet e duhura, duhet të studiohet goja me aparaturat bashkëkohore për të patur sa më shumë informacion të nevojshëm. Mund të quhet si një planifikim virtual të procedurave në dentisti, kjo dhe falë teknologjisë që është shumë ndihmëse, ku përdoret dhe inteligjenca artificiale.

Kërkesat estetike janë trend për momentin, kështu që klinika u vjen në ndihmë shumë pacientëve. Doktori tha se rekomandohet që pacientët që bëjnë ndërhyrjen disa  janë të pakthyeshme, ndaj vendimi duhet të merret me qetësi dhe maturi. Më pas mjeku tha se duhet zgjedhur me kujdes kirurgu pasi procedurat shpesh janë të pakthyeshme dhe nuk mund të bëhen gabime.

Ora 22:07
Reumatologia në 'Klinika 24': Kujdesuni për muskujt sa herë ulet dhe ngrihet temperatura

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me aurore  Doreada Mio, ishe Prof.As. Dr.Laerta Kakariqi Pepa, mjeke reumatologe e cila foli për problemet reumatizmale që duket se në stinën e dimrit përkeqësohen.

Ka një numër sëmundjesh që kanë pikun e tyre si në temperatura të ftohta, ashtu dhe në temperatura të nxehta.

”Nëse mund të përmendin artritin rematoid që ka pikun si në dimër, ashtu dhe në verë. Sëmundje tjetër është lupusi, sëmundje inflamatore autoimune. Fibromiagjia është një tjetër sëmundje që nuk është me bazë inflamatore. Në verë zakonisht për shkak të temperaturave të larta muskuli fillon rëndohet dhe përkeqësohet situata muskulore.”

Më pas mjekja foli për atë që quhet si shpatulla e ngrirë, një sindromë që prek shpesh njerëzit.

Më pas mjekja foli për nevojën që ka trupi për të patur një regjim lëvizshmërie të mirë, në mënyrë që të qëndrojë në formë vazhdimisht.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?