Kisha 200-vjeçare në Fier rrezikon shembjen, rrëshqitja e dherave nxjerr në shesh eshtrat nga varreza e vjetër! Banorët: Rrezik sëmundjet, fëmijët i prekin

25 Tetor 2022, 12:39| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 13:17

  • Share

Kisha e Dukasit në Patos, e ndërtuar rreth viteve 1800 rrezikon shembjen totale, ndërsa rrëshqitja e dherave ka bërë që varrezat rreth objektit të kultit te shkatërrohen dhe eshtrat të dalin në sipërfaqe. Kjo situatë vijon të mbetet e pandryshueshme prej vitesh duke shkaktuar indinjatën e banorëve të cilët shprehen se ky është një skandal i vërtetë teksa tregojnë se fëmijët luajnë çdo ditë me eshtrat.

“Kjo ka qenë një kishë e hershme, me kthimin e sistemit këtu kanë qenë zyra dhe vatër kulture quheshin atë kohë. Me prishjen e sistemit ky objekt u shit, ka jetuar një familje. Ajo iku, tani ajo është dëmtuar dhe është objekt i vjetër. Skam parë as eshtra as kafshë.

Banorët tregojnë se dikur në kishën e Dukasit kryheshin shërbesat fetare, por tashmë ajo ka mbetur gërmadhë ndërkohë që për një periudhë të shkurtër është përdorur si banesë nga një familje ne vështirësi ekonomike.

Ky është një problem i pazakonte thonë banorët teksa shprehen të tmerruar jo vetëm nga eshtrat e shpërndara gjithandej, por edhe për fëmijët që luajnë me to e disa prej tyre nuk e di çfarë janë.

“Është shumë shqetësuese. Kalamajtë vijnë e lozin këtu është gjynah. Ne s’kemi kryetare bashkie. Erdhi njëherë ajo u tall dhe s’ka bërë asgjë. Këtu duhet bëtë një muaj, eshtrat duhen mbuluar. Kalamajtë kapin me dorë. Kanë vënë dorë? Asnjëherë, kam 30 vjet këtu. Ashtu ka qenë, është e njëjta situatë.

1666696247_WATERMARKREPORTtv.00303916.Still010.jpg

 

Eshtrat kockore

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?