Në dëshminë e dhënë në gjykatë në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”, Erjon Alibej ka treguar se kishte akses në sistemin TIMS. Alibej tha se kontrollonte të gjitha hyrje-daljet të personave që dyshonte se ishin të përfshirë në masakrën e Bradasheshit, ku iu vra i vëllai. Alibej thotë se i kishte me foto të gjitha hyrje-daljet për të gjithë, nga Çopjat e Qosja.
"Ardian Çollaku doshte të lidhte kontakte. Prej tij unë kam marrë vesh për herë të parë se kush ishte Dashnor Dumani. Ai më tregoi se vëllai i tij kishte grabitur një kambist në lagjen Kala. Kisha akses në TIMS përmes policit Leonard Allkja. Të gjithë këta emrat nisa ti identifikoj. I kisha më foto dhe gjithë hyrje daljet e tyre. Të gjithë, nga Çopjat, Qosja, Dumanin. Po grumbulloja shumë informacion. Jo se po harroja Suel Çelën. Ai kujtonte se më kishte lënë në gjumë, por unë nuk kam fjetur asnjëherë të vetme. Madje, mendoj se unë e kam lënë Suel Çelën në gjumë", tha Alibej.
Lajmi kryesor:
Plumbi i Artë/ Alibej zbulon policin që i jepte të dhënat: Kontrolloja sistemin TIMS! Bëra vetë hetuesin për vrasësit e familjes, maskohesha si shpërndarës picash
SI.E./ReportTv.al