Kryeministri Edi Rama dhe lideri demokrat Lulzim Basha

Politikë
Top 24

Kisha: Po lutemi te Zoti që të pajtohen politikanët

3 Qershor 2019, 11:17| Përditesimi: 3 Qershor 2019, 12:37

  • Share

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë u bën thirrjeve palëve politike, shumicës dhe opozitës që të ulen për të gjetur gjuhën e përbashkët për të kapërcyer krizën dhe konfliktin.

"Duke e ndjekur me kujdes situatën konfliktuale politike që është krijuar në vendin tonë kemi shpresuar se palët, nëpërmjet një përpjekjeje dhe mirëkuptimi të ndërsjellë, do të gjenin një zgjidhje, të pranueshme për të gjithë.

Por, me keqardhje po shikojmë se rruga e pajtimit dhe e mirëkuptimit sapo vjen dhe po ngushtohet, duke rrezikuar kështu ashpërsimin e konfliktit, i cili mund të sjellë pasoja shumë të rënda për të tashmen dhe të ardhmen të Shqipërisë.

Prandaj, me shqetësim të madh dhe përulësi, do të lutemi në të gjitha kishat që Perëndia i paqes dhe i urtësisë të inkurajojë të gjithë ata që kanë përgjegjësinë e drejtimit të vendit, që të ndërgjegjësohen për rëndësinë e detyrës, me të cilën janë ngarkuar, të gjejnë rrugën e pajtimit dhe të mirëkuptimit dhe të ofrojnë zgjidhje konkrete për të gjitha problemet, për të mirën e vendit dhe të popullit tonë" mbyllet deklarata. 

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 03/06/2019 12:06

    Lutuni te futen ne burg politikanet e korruptuar.. Kjo do ti bente mire vendit dhe do te na pastronte si popull..

    Përgjigju
  • Janullatos: 03/06/2019 11:29

    Basha nuk eshte drejtues i vendit. Perendise lutjuni qe te mos bjer me termet ne Korçe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?