Kisha e Prosekut në Mirditë rrezikon shembjen nga erozioni, dherat mund të zënë poshtë edhe një banesë (VIDEO)

6 Mars 2021, 14:48| Përditesimi: 6 Mars 2021, 14:59

  • Share

Kisha e fshatit Prosek në Mirditë, ndërtuar 30 vite më parë, rrezikon shembjen për shkak të erozionit të tokës.

Fenomeni eroziv është shfaqur prej kohësh, por me reshjet e shiut gjatë dimrit gjendja është përkeqësuar. Rrëshqitja e tokës rrezikon edhe një banesa që ndodhet rrëzë kodrës.

Banorët e zonës apelojnë institucionet për ndërhyrje të menjëhershme, ndërsa i janë drejtuar me peticion Bashkisë së Mirditës.

Kisha në fshatin Prosek, Mirditë

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?