"Kisha e Shën Sotirit’ në Korçë, sërish pre e vjedhjes (VIDEO)

15 Nëntor 2022, 10:32| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 11:03

  • Share

KORÇË- Mëngjesin e kësaj të marte është vjedhur konizma e kishës së ‘Shën Sotirit’ e cila ndodhet në bulevardin “Republika” në qytet.

Ajo që bën të ditur policia është se persona ende të paidentifikuar e kanë vjedhur për të disatën herë arkën e dhurimeve nga besimtarët e Korçës.

“Më datë 15.11.2022, rreth orës 07:30, në bulevardin "Republika", Korçë, dyshohet se është vjedhur një shumë e vogël parash, në një objekt kulti (kishë).  Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Sipas Mitropolisë së Korçës ajo që i shqetëson më tepër është dhunimi i objekteve të kultit se sa vjedhja ndërkohë që kërkojnë nga ana e policisë kapjen dhe vënien para përgjegjësisë autorët.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?