Sociale

Kisha e Shën Todrit, më e vjetra në zonën e Myzeqesë do të restaurohet! Ndërhyrja e fundit në vitin 1925 nga besimtarët (VIDEO)

16 Gusht, 12:55| Përditesimi: 16 Gusht, 14:53

  • Share

Fillimet e saj datojnë rreth vitit 1300 dhe është një ndër kishat më të vjetra në zonën e Myzeqesë. Kisha e Shën Todrit në Kadipashaj, pas këmbënguljes së besimtarëve dhe kërkesave të herëpashershme, më në fund do të restaurohet.

Instituti i Monumenteve të kulturës ka akorduar fondet për restaurimin total të kishës, e cila ndërhyrjen e fundit e ka pasur në vitin 1925 nga besimtarët.

Sipas at Harallamb Llupos, kisha është ndërtuar për nder të Teodor Muzakës, princit të Myzeqesë. Kjo kishë ka në qendër të dyshemesë një kalendar Julian të veçantë, që nuk haset në asnjë prej simotrave të saj.

“Para viteve të sistemit komunist, fshati nuk quhej Arrëz por quhej Kadipashaj, marrë nga emri i kadiut që ka qenë në zonë.  Rreth viteve 1800 këtu ka jetuar poeti anglez Edëard Lear për tre ditë në udhëtim. Shkruan dhe në librin e tij. Është ushqyer nga banorët. Thotë në libër që më kanë sjellë bukë të pjekur në çerep dhe djathë me napë.”, - tregon për “Report TV” at Harrallamb Llupo.

Nga gojëdhënat dhe hulumtimet e bëra fillimisht kisha e Kadipashajt ka shërbyer si manastir dhe më pas është ndërtuar kisha.

Për vlerat e saj të veçanta ajo është shpallur monument kulturor i kategorisë së parë.

Për shkak të keqpërdorimit në kohën e regjimit totalitar, ku u kthye në repart ushtarak dhe magazine, kjo kishë është sot në një gjendje gati të rrënuar.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?