Polici i plagosur në spital

Kronikë

“Kisha frikë se s’do të shihja më por më kanë dhënë shpresë”! Fjalët prekëse të policit që u dëmtua në sy nga protestat e dhunshme

12 Dhjetor 2020, 12:32| Përditesimi: 12 Dhjetor 2020, 12:35

  • Share

Prekëse kanë qenë fjalët e policit Fadil Allaraj, i cili ka ka kaluar një operacion të vështirë në sy, pas dëmtimit të rëndë që mori gjatë ditës së parë të protestës së zhvilluar për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha.

Gjatë bisedës që zhvilloi mbrëmë me Kryeministrin Rama, i cili e vizitoi ën QSUT, Allaraj ka thënë "Më e keqja kaloi. Kisha frikë se nuk do të shihja më fare. Në Turqi më kanë dhënë një shpresë”.

Kryeministri Rama vizitoi mbrëmë në spital policin Fadil Allaraj i cili ka ka kaluar një operacion të vështirë në sy, pas dëmtimit të rëndë që mori gjatë ditës së parë të protestës së zhvilluar për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha.

Rama i premtoi atij dhe familjarëve se polici ndërhyrjen e dytë do ta bëjë në Turqi, dhe tashmë pas operacionit të parë është në gjendje më të mirë.

Ndërkohë që babai i policit, teksa po bisedonte me Ramën, i prekur u ka kërkuar protestuesve që ta ulin dorën.

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ema: 12/12/2020 15:32

    Zoti te shpetoi jeten e ishalla edhe syrin e ke peshqesh nga presidenti

    Përgjigju
  • Tirona: 12/12/2020 14:51

    Sherim te shpejte o djale . Gazetare! beni nje artikull duke vendosur dy fotografi perballe njeri tjetrit, ku njeri te jete huligani dhe terroristi Stresi dhe tjetri polici Fadil Allaraj.... dhe ky artikull te qendroje deri ne diten e zgjedhjeve......

    Përgjigju
  • Roza: 12/12/2020 14:12

    Sherim Te shpejt, respekte per ju uniformat blu te shtetit. Shpresat per qetesi kunder rebeleve dhe hijenave Te cmendura.

    Përgjigju
  • LORA: 12/12/2020 13:00

    Lus Zotin qe efektivi i policise Fadil Allaraj te rikuperoje plotesisht shikimin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?