Tiranë/ Kisha Katolike organizon për herë të parë procesionin e 'Udhës së Kryqit' në sheshin 'Nënë Tereza'

7 Prill 2023, 21:24| Përditesimi: 8 Prill 2023, 07:04

  • Share

TIRANË- Në prag të Pashkëve Katolike, në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë është organizuar për herë të parë procesioni i ‘Udhës së Kryqit’ njësoj si në Vatikan.

Besimtarët katolikë me qirinj në duar ishin mbrëmjen e kësaj të Premte të madhe në sheshin ‘Nënë Tereza’ në precesionin që udhëhiqej nga Arqipeshkvi i Dioqezes Tiranë Durrës, Arjan Dodaj së bashku me Ambasadorin e Selisë së Shejtë të Vatikanit në Shqipëri, Lugi Bonazzi.

Besimtarët demonstrojnë mundimet e Jezu Krishtit që e dënuan dhe ia ngarkuan kryqin në shpinë deri në përfundim të rrugëtimit kur dha shpirt dhe u ringjall në të Dielën e Pashkës. Dhjetëra besimtarë ecën në rrugën e mundimeve të Krishtit, një pjesë e tyre duke mbajtur kryqe të rëndë prej druri. Udha e Kryqit u përshkrua duke ndjekur 14 Stacionet e rrugës së mundimit të Jezu Krishtit.

Nga ana tjetër, Papa Françesku nuk ka shkuar sonte në Udhën e Kryqit, e cila, si për çdo vit të Premten e Madhe të Pashkëve, kremtohet te Koloseu, vendi i martirizimit të të krishterëve të parë në Romë.

“Për shkak të të ftohtit të madh të këtyre ditëve – njofton Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë – Papa Françesku do ta ndjekë sonte Udhën e Kryqit nga Shtëpia e Shën Martës, duke u bashkuar në lutje me ata, që do të mblidhen në Koloseum, bashkë me dioqezën e Romës”.

E Premtja e Madhe, apo e Premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit, Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit.  E ashtuquajtura "java e zisë" fillon me të dielën që paraprin dhe është java më e rëndësishme në kalendarin e kishës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lavdi Jezu KRISHTIT!: 08/04/2023 20:01

    Lavdi Jezu KRISHTIT! Krishtërimi, feja e vetme E VËRTETË në të gjithë Botën Mbarë. E Vetmja Shpresë e Njerëzisë Për Të Shpëtuar Nga Mizerja Dhe Prangat e Skllavërisë Dhe Urrejtjes. O ZOT NA RUAJ E NA SHPËTO...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?