Papa Françesku me përfaqësues dhe krerë të komuniteteve fetare në Shqipëri

Sociale

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë lutet për Papa Françeskun: Lutemi që Perëndia t’i japë shërim të shpejtë dhe të plotë për të vazhduar misionin e Tij

24 Shkurt, 15:17| Përditesimi: 24 Shkurt, 15:21

  • Share

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka shprehur këtë të hënë (24 shkurt 2025) solidaritetin dhe urimet për shërimin e Papa Françeskut, i cili ndodhet i shtruar në spital prej 14 shkurtit.

“KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË SOLIDARIZOHET DHE LUTET PËR SHËRIMIN E PAPA FRANÇESKUT.

Shkëlqesia Juaj,

Në emër të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pas lajmit për sëmundjen e Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut, shprehim solidaritetin tonë dhe lutemi që Perëndia i Tërëmirë, në këto momente sprove, t’i japë shërim të shpejtë dhe të plotë për të vazhduar misionin e Tij të rëndësishëm për Kishën Katolike dhe besimtarët e saj në mbarë botën.

“O Zot, Perëndia im, unë të kam thirrur në ndihmë dhe ti më ke shëruar” (Psalmi 30:2).

Tiranë, 24 shkurt 2025

Me respekt dhe dashuri vëllazërore në Krishtin,

†Joani

Mitropolit i Korçës

Mbikqyrës i Kryepiskopatës së Hirshme

të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë”,- thuhet në reagimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në rrjetet sociale.

Papa Françesku u shtrua në spitalin “Gemelli” më 14 shkurt për shkak të përkeqësimit të bronkitit. Më vonë mjekët e diagnostikuan atë edhe me infeksion kompleks të rrugëve të frymëmarrjes dhe penemoni në të dyja mushkëritë. Ndërsa vetëm ditën e djeshme, në buletinin mjekësor të 23 shkurtit të Papa Françeskut, thuhej se Papa ka edhe një dëmtim të lehtë të veshkave.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?