Papa Françesku dhe Jezusi në kryq në bazilikën e madhe dhe të zbrazët të San Pietro, i vetëm në kopshtin e kishës së Bazilikës së Shën Pjetrit (jo në Kolosseum, siç ndodh çdo vit) dhe që u transmetua live në të gjithë botën. Kjo është mënyra se si Papa celebroi meshën e të Premtes së Shenjtë në një kohë kur mbarë bota ndodhet mes një pandemie shkaktuar nga koronavirusi.
Kisha pa besimtarë, rrugë të shkreta, plazhe boshe...Pashët dhe kulminacion i segregacionit prej koronavirusit
Të krishterët festojnë nesër, në një mënyrë të paparë ndonjëherë, ndërsa planeti po lufton kundër infeksionit të Covid-19.
Pashka e këtij viti do të mbahet mend si kulminacion i segregacionit prej koronavirusit të një pjese të madhe të njerëzimit.
Edhe pse kishat në vende europiane dhe më gjerë nuk janë mbyllur të gjitha, ato nuk do të kenë skenarin e zakonshëm të Pashkëve të ringjalljes. Distanca sociale nuk lejon përjashtime.
E gjithë Italia e izoluar
Me pushimet e blinduara, italianët do ta gjejnë ngushëllimin te ushqimi i mirë pa harruar të tjerët. Në Campagna shumë u angazhuan për tju çuar të moshuarve të vetmuar drekën e Pashkëve.
Por në shumë kisha boshe, vizitorët e vetëm do të jenë arkivolet e të vdekurve pasi vendet e kultit janë kthyer në banesat e fundit për viktimat që nuk kanë gjetur vend në varrezat e tejmbushura.
Ceremoni në të shkatërruarin Notre-Dame
Ceremoni e të Premtes së Shenjtë në Francë u zhvillua në katedralen e Notre-Dame në Paris. Ndërtesa, e goditur keq nga zjarri i 15 Prillit të viti 2019, priti kryepeshkopin e shoqëruar nga një delegacion i vogël.
Tradita në ballkonet e Spanjës
Përkundër emergjencës shëndetësore që po godet me forcë vendin, Spanja nuk ka dashur të heqë dorë nga traditat e saj. Në Calanda, në provincën e Teruelit, tingulli i daulleve ka rrjedhur nga ballkonet mbi rrugët e qytetit
Në Sllovaki dhe Irlandë
Rrugët e Sllovakisë, si shumë të tjera, u menaxhuan nga postblloqet e policisë. Qeveria prej ditësh ka shpallur kufizime udhëtimi për fundjavën e Pashkëve ndërsa shoferë të guximshëm apo të pakujdesshëm u mbërthyer në radhë të gjata për kontrolle, kurse në Irlandë për të përmbajtur tundim e festës u mbyllën të gjitha pikat turistike.
Lajmi kryesor:
Covid-19, në Itali regjistrohen 619 viktima. Mbi 100 mijë të vdekur në botë! Tragjike, në SHBA 2108 viktima në 24 orë
//ReportTv.al