'Kisha pirë gjithë ditën alkool!' Zbardhet ''alibia'' e Denis Meçes: Nuk doja ta vrisja Egli Progën, por t’i fusja një shpullë pasi më shau

14 Gusht, 09:44| Përditesimi: 14 Gusht, 19:05

  • Share

Përballë dyshimeve të ngritura për gjobëvënie ndaj 42-vjecarit Egli Proga, autori i vrasjes Denis Meçe ka dhënë një tjetër version përpara oficerit të policisë gjyqësore.

Në dosjen e prokurorisë të zbardhur nga Top Channel, pak pasi është vetëdorëzuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec i shoqëruar nga avokati i tij, Denis Meçe pretendon se nuk e njihte Egli Progën, por sipas tij ai e ka ofenduar pa shkak pasi ishte në gjendje të dehur.

“Gjatë kohës që ishim ulur ne lokal, vjen ky djali, emrin nuk ja dija. Ai na ka përshëndetur dhe ka hyrë në lokal, në një moment mua më kanë mbaruar cigaret dhe kam hyrë brenda i kam thënë pronarit të lokalit për cigare, por atje ky djali më ka thënë: ja se ta dredh një unë dhe unë për respekt ja mora. Sa kam kthyer kurrizin ky më shau.

Unë i kam thënë po hajde pak jashtë të flasim, ai më shau sërish dhe kemi dalë jashtë. Unë kam dashur t’i fus një shpullë ta qetësoja por, sa i jam afruar kam ngritur dorën ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më. Mua nuk më është besuar hiç dhe pasi jam frikësuar nga situata jam larguar. Dua të them se unë kisha gjithë ditën që konsumoja alkool dhe me sa pashë edhe ai ishte i dehur”.- ka deklaruar Denis Meçe.

Denis Meçe është shprehur i penduar dhe i kërkon falje familjes duke theksuar se nuk kishte qëllim as ta vriste e as t’i shkaktonte dëmtime.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 15/08/2024 09:44

    Dukesh qe ne surrat cfare malli je, edhe pa alkol te njejten gje do kishe bere. Njerez te tille meritojne denim perjete

    Përgjigju
  • Iris: 15/08/2024 01:40

    Gjithe diten qe po pije alkool e prape ishe /esell/ sa te mbaje mend gjithe veprimet qe ke bere?! Te drodhi nje cigare qe ja pranove /per respekt/ e prape te shahu?! Shqiptari nuk te shan kur te ofron cigare,aq me teper te dredhur edhe po te jesh i dehur.Te gjithe i njohim normat zakonore.Dhe viktima na qenkesh i dehur,kur te gjithe e pame qe ishte esell?! Denis Mece thuaj avokatit dhe asaj prokurores Postoli qe te eshte bere avokate part time te te gjejne nje alibi me bindese, se kjo stonon!

    Përgjigju
  • Tirans: 14/08/2024 16:26

    Ti e vrave djalin me te mire te qyteti. Si gjithmone mund te dalish me ato parate e tua te pista dhe me ata basterde we po perpiqen te te shpetojne. Uroj qe fatin e Eglit ta kene edhe femijet e prokurorit, gjyqtarit,apo atij avokatit qe po mbron ate shtese.Por ekziston drejtoria hyjnore, egziston I madhi Zot qe ja jep hakun kudo qofte. Turp o maskarenj.Zoti ju ardhte hakut nese beni padrejtesi ne kete ceshte.

    Përgjigju
  • Meri: 14/08/2024 15:05

    Nuk na intereson ç,far thua,e vërteta ēshtë që ti e vrave,dhe duhet të dënohesh pēr krimin që bëre.

    Përgjigju
  • Beni: 14/08/2024 14:02

    Burg per jete ketij plehu qe te behet esell dhe te mos i kerkoje parate e bukes njerezve qe punojne a te mos harrojme dhe vellane e ketij te fortit qe vendosin gjoba ta fusin dhe ate brenda.

    Përgjigju
  • anna: 14/08/2024 13:04

    Ti mendon se do ja hedhesh me gjykate dhe prokurori si shume kriminel si puna jote,por me zotin nuk do gjeshe shpetim gjithe jeten .

    Përgjigju
  • populli: 14/08/2024 12:58

    prokurori i shkolles se magjistratures, kthyer tashme ne shkollen e partise...mjere populli!

    Përgjigju
  • Shaban: 14/08/2024 12:19

    nga pakujdesia dhe kur te dali do vrasi 3 te tjere e pastaj do kujtohemi qe qenka serial i pakujdesshem.

    Përgjigju
  • Pogradeci: 14/08/2024 11:52

    Shikohet qarte qe prokurori eshte i korruptuar ne bazen e akuzes qe ka ngritur. Duhet qe per prokurorin e ceshtjes te behet padi penale per zbutjen e akuzes dhe lirim e te tjereve.

    Përgjigju
  • Andi: 14/08/2024 11:35

    Ta paskam mesuar vjershen mire. po ke kujton se po genjen o plehre

    Përgjigju
    • Hasani: 14/08/2024 11:51

      Duken e jane genjeshtra se ai ka pasur shenj ne trup ,ka qene pronari i lokalit etj.

  • Endri: 14/08/2024 10:55

    Thuaj njeher ketij Denis maces te vij tek hoteli im edhe te vendos gjob,se sdo i gjenden as kockat atyre qe e njohin kete jo me ketij bythq.....

    Përgjigju
    • Sati: 14/08/2024 12:39

      Ku gjën bën surrati i atijë , jo ku i shkasën potkojt.

    • Mara emigrante ne Itali: 14/08/2024 12:32

      Fai nuk eshte i policise por i gjykates ,gjyqtarja ose gjyqtari i ka fut ndonje d'ore euro dhe jep vendimin .Mos balconi kot policine , kjo duket se ju o te mallkuar nuk i bini dot gomarit por godisni samarin. Ptuuu Riace e poshter qe vetem dini te shani dhe jo ti komentoni problemet si jane .

  • Ardi: 14/08/2024 09:58

    Pragqir duhet te vdesësh ne burg,ai te dha cigar me aq sa mundi e drodhi per te ber ty nder,ti e vrave . Vdeksh ne burg vemie .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?