‘Kishat e Shqipërisë’, studimi që shtrihet në 12 shekuj, Aleksandër Meksi për objektet në rrezik: Instituti i Monumenteve të ristrukturohet

5 Korrik 2022, 18:58| Përditesimi: 5 Korrik 2022, 19:07

  • Share

Ish kryeministri i vendit, studiuesi Aleksandër Meksi sjell monografinë studimore ‘Kishat e Shqipërisë’. Në një intervistë për “Report tv” ai rrëfen detaje nga botimi, si dhe flet për risqet që u kanosen sot objekteve të kultit. Thotë se Instituti i Monumenteve ka nevojë për ristrukturim, dhe se restaurimet nuk duhen bërë sa për të fituar para në tendera

Gjatë sistemit komunist, i gjithë Instituti i Monumenteve kishte një Gaz 69 është që të linte në rrugë... Fillonim punë në 7 të mëngjesit derisa errej nëpër fshatra kur ecnim në këmbë për orë të tëra. Sigurisht sot mundësitë janë të jashtëzakonshme”

Ka kaluar pragun e të 80-ve, por tregon se edhe gjatë këtyre ditëve është zhytur në studime mbi ndërtimet arkitektonike. Aleksandër Meksi sapo ka sjellë për lexuesin botimin  “Kishat e Shqipërisë”, të shtrirë në 12 shekuj. Një nga librat më me peshë sa i përket ndërtimeve të kultit. Afro 600 tituj literaturë si referencë e  450 foto ilustruese, krahas zbulimeve e eksperiencës në terren, sjellin ndërtimet kishtare si dëshmi materiale autentike edhe për vlerave identitare që shpalosen, duke nisur prej shekullit të IV-ët.

Siç shpjegon, vendasit, ndonëse u janë referuar qendrave të rëndësishme për ndërtimin e  objektet kishtare, ishin edhe autorë të tyre, duke integruar edhe elementë origjinal në arkitekturë.

 “Ne kemi përzgjedhur nga tipologjia e pafundme ato që shkonin më shumë për shtat që ishim në gjendje t’i ndërtonim. Kur jepte Kostandinopoja para, ose ndonjë perandor tjetër.  Sigurisht që  bëheshin përafërsisht me ato të qendrave, ndryshe do ishin si gjithë të tjerat, por një përzgjedhje brenda mundësive dhe aftësive të mjeshtërve kishte . Për shembull Manastiri Deçanit, është e vërtetë që financuesi është mbreti Serb në atë kohë, por ndërtuesi është Mio Tivarasi , shqiptar që vinte nga Tivari ku ndërtohe me këtë stil romaniko-gotik “, shprehet studiuesi Aleksandër Meksi.

Ish kryeministri i vendit, studiues dhe restaurator i monumenteve të arkitekturës teksa rrëfen monografinë studimore në 620 faqe, ndalet edhe tek rreziqet më të mëdha që i kanosen sot objekteve të kultit, veçmas sa i përket restaurimit të monumenteve.

“Rrisqet janë nëse do të restaurohen për të fituar para, me tendera etj., dhe duhet të ristrukturohet Instituti i  Monumenteve (sot quhet Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore) siç ka qenë dikur, me atelietë e veta, me njerëz të kualifikuar pa përjashtuar edhe kontributin që mund të japin edhe firmat private,  bashkë me to edhe në monumente të rëndësishëm apo ato të kategorisë së dytë mund të punonin. Ka nevojë për një rregullim, shpresojmë ta rregullojnë”, shton më tej.

Flet edhe për kishat më të rëndësishme që kërkojnë ndërhyrje emergjente.

Shumica e atyre të rëndësishmëve është restauruar, por ka gjithnjë... përshembull po flasim për Kishën e Shën Triadhës (Tudar i Oparit) që është në Lavdar të Oparit, do një orë të shkosh nga Voskopoja. Është e vetmja që mund të datohet afërisht e 1400-ës. është ndërtuar nga Ana e bija e sundimtarit të Gjirokastrës, Gjin Zenevishtit, e martuar në Muzakaj. Ajo është në rrezik të madh të zhduket”

Këmbëngul për përfshirjen e objekteve të kultit në turizëm dhe jetën kulturore, duke theksuar se duhet mbështetje për arkeologjinë.

 “Flitet shumë, por akoma sa duhet nuk bëhet!”, thotë më tej.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • engjell Çeka: 05/07/2022 22:35

    Meksi per kete veper me vlera te medhe per historine e Shqiperise.E perkrah dhe mendimin e tij si nji nga specialistet me te mire ne fushen e ruajtjeve dhe restaurimit te monumenteve te kultures.Kujtoj ne vitet e mepareshme kur ateljete apo drejtorite rajonale kishin berthame te plote specialistash per nderyrhjet ne monumente.Kete fakt e kam jetuar dhe une ne shkoder tek shtepija ime monument kulture ,kur grupet e specialisteve punonim me shume pergjegjai dhe cilesi.Mendoj se duhet te rishikohet kjo forme pune dhe jo me tendera .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?