Sociale
Speciale

SPECIALE/ ‘Shën Mëria e Ujërave’, kishëza disa shekullore e Beratit me histori të madhe! Rrënimi dhe ambiciet për ta kthyer në identitet

1 Qershor, 08:58| Përditesimi: 1 Qershor, 10:12

  • Share

Kush kalon në rrugën kryesore që të çon në lagjen muzeale Mangalem i bie në sy një kishëz e vogël me një bazoreliev të Shën Mërisë.

Dikur kjo kishë ka qenë e madhe me oborr e gjelbëruar me selvi dhe pranë portës kryesore ka patur një burim ndërsa ndanë oborrit të madh edhe fjetore. Kisha ka patur këmbanare dhe të gjitha hapësirat për shërbesa fetare.

Jemi duke folur për një qendër të rëndësishme të krishtërimit ortodoks, siç është qyteti i Beratit i cili ka qenë i rëndësishëm në Perandorinë Romake.

Këtu është kultivuar krishtërimi i hershëm dhe kishat janë të vjetra duke filluar nga bërthama e qytetit që është  Kalaja e cila ka mbi 20 kisha, Mangalemi i cili ka patur jo më pak se tre kisha si dhe lagjia muzeale Goricë që ka ende sot dy kisha të mëdha.

Xhovani Kajana, studiues e historian shprehet se Mangalemi është një lagje e rëndësishme e qytetit të Beratit e cila konsiderohet në mënyrë figurative  si “derdhja e Kalasë”. Pra dalja e qytetërimit nga muret e Kalasë drejt hapsirave të tjera të qytetit  dhe si lagje rëndësishme e qytetit nuk mund të ishte pa një  institucion fetar.

Në shkëmbin sipër kemi kishën e “Shën Mëhillit” kishë e shekullit XIII. Kishë e cila është tepër piktoreske panoramike, në një vend tepër të veçant  por që është shumë lart në faqen e shkëmbit një nga më të bukurat e njohur jo vetëm në vend por edhe më gjerë.

Kisha e quajtur “Shën Mëria e Ujërave është e lagjes Mangalem pasi kjo lagje e kishte shumë larg kishën e ”Shën Mëhillit” ndaj u ndërtua edhe kjo kishë të cilët qytetarët ortodoks e kanë shumë pranë. Kisha e “Shën Mërisë” daton nga shekulli XV-XVI me historikun e kishave të Beratit janë marë dy personalitete të shquar si hirësia e tij Anthill Aleksudhit i cili ka jetuar në Berat si Metropoliti i Kaninës i Vlorës dhe Myzeqesë i cili ka ndenjur më shumë se 15 vjet në shërbimin Bariton.

Kisha ka qenë e madhe e gjerë me oborr të madh rrethuar me selvi ndërtuar me mure të ndërtuar me gurë të bardhë të lakuar. Kisha është dëmtuar herën e parë gjatë tërmetit të 1851 kur u dëmtuan edhe lagjet e Beratit  pasi ka qenë tepër i fuqishëm i cili dëmtoi lagjet muzeale, banesa, objekte kultit etj. Kisha më pas është  zvogëluar në 1940 pasi ushtria italiane në luftën Italo–Greke duhej të kalonte nga Berati për në Përmet me mjete të rënda si pasojë duhej  zgjeruar rruga. Kisha si objekt u ruajt por u zvogëlua. Më pas në vitet e monizmit  u shkatërua totalisht pasi ngjitur me kishën u ndërtuan edhe një tunel i radhës pas dy tunele të mëdhenj të cilët vijojnë përgjatë  faqes së shkëmbit ku pak metra më tej ndodhet lagjia Mangalem.

Kisha ka pjesët e saj si hajati këmbanorja oborri ambjentet e brendshme me të gjitha vendet ku kryeshin ritualet nga lindja martesat apo edhe vdekjet dhe të gjitha festat pashkët apo krishtlindjet etj.

Kisha e Shën Mërisë u dëmtua  në pjesën e brendëshme të saj vitet 1960 ku u shkatëruan ambientet në të cilën kryeshin ritualet fetare u mbyllën dritaret me gurë si dhe u mor kumbanarja ndërsa  afresket e brendshme u shkatëruan ndërsa ikonat brenda saj u çuan në magazinën  ku prej vitesh u dëmtuan duke u mykur për tu rihapur rikonstruktuar  pas 90 me rihapjen kishave e objekteve të kultit. 

Për të krijuar një imazh mbi këtë kishë të mrekullueshme ka shumë grafite e piktura si dhe foto të cilat janë bërë nga piktorë e udhëtar të shekullit të kaluar të cilët na sjellin pamjen origjinale të kësaj kishe dhe të qytetit të Beratit në vite 1700 dhe 1800 si dhe foto nga studio të huaja si ajo e institutit italian Luçe  etj.

At Johan Qako nga Metropolia Ortodokse e Beratit, shprehet se Kisha e “Shën Mëria e Ujrave” në lagjien “Mangalem është pjesë e objekteve të Metropolisë Ortodokse Berat që i janë kthyer tashmë këtij institucioni dhe po punohet ashtu si shumë objekte të tjera për rikonstuksionin e saj  për ta bërë sa më funksionale.  

Kisha quhet Shën Mëria e Ujërave pasi ndodhet pranë ujrave  të lumit Osum  dhe pranë saj ka qenë një burim uji. Ka qenë një nga kishat më të bukura dhe më e madhe e qytetit të Beratit. Ishte në një vend dominant nderohej dhe respektohej shumë ku edhe sot e kësaj dite megjithëse ka ngelur objekt shumë i vogël nderohet respektohet nga gjithë qytetarët e Beratit jo vetëm ortodoks por edhe qytetarë të tjerë të cilët ndalojnë pranë saj.

Ndër të tjerat At Johani shprehet se jemi në përfundim të projektit  ku për ta ribërë dhe kthyer në funksion këtë kishë disponojmë foto të viteve të hershme  ku tregon që ky objekt ka qënë i madh dhe shumëfunksionale e cila përvec përdorej për ritualet fetare por i shërbente edhe rrugëtarëve në ato vite të cilët gjenin strehim në të pasi ka patur fjetore.

"Ne do të mundohemi ta kthejmë  në identitet", thotë ai.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?